Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i Kuvendit Veljanoski u takua me raportuesin Robert Ualter

Kryetari i Kuvendit Veljanoski u takua me raportuesin Robert Ualter

2 dhjetor- Edhe pse puna e këtij grupi punues është bllokuar për shkak të lëshimit të anëtarëve të opozitës, Veljanoski shfaqi shpresë se të gjitha ligjet, aktet nënligjore, ndryshimet e Rregullores në Kuvend dhe aktet e tjera do të sillen në gjysmën e parë të vitit 2014.

Raportuesi i Komisionit për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, Robert Ualter sot u takua me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski.

Të dy bashkëbiseduesit, siç informon Kabineti i Veljanoskit, biseduan për ndodhitë aktuale dhe për përparimin e shtetit. Veljanoski shfaqi kënaqësi nga realizimi i deritanishëm i obligimeve dhe angazhimet ndaj Këshillit të Evropës.

“Nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë lartë vlerësohen rekomandimet e Këshillit të Evropës përmes implementimit të tyre si dhe përmes reformave të cilat i bën Republika e Maqedonisë kontribuohet për përparim më të madh demokratik dhe zhvillim ekonomik”, qëndron në kumtesë.

Në takim është biseduar edhe për rekomandimin e fundit për marrje të datës për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe për reformat e zbatuara në këtë rrugë.

Veljanoski theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian dhe NATO mbetet prioritet për Republikën e Maqedonisë, ndërsa prioritet i lartë janë reformat në sferën ekonomike të cilat do të sjellin benefit, para së gjithash për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Në lidhje të gjendjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Veljanoski e informoi Ualterin se pret që buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2014 të sillet në seancën e cila do të caktohet për në mes të muajit dhjetor dhe gjatë asaj pritet vijim normal i punës normale të Kuvendit.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë ka informuar se në kuadër të dhomës ligjdhënëse është formuar grupi punues për implementimin e rekomandimeve nga Raporti i Komisionit për analizimin e ngjarjeve në Kuvend më 24 dhjetor të vitit 2012. Edhe pse puna e këtij grupi punues është bllokuar për shkak të lëshimit të anëtarëve të opozitës, Veljanoski shfaqi shpresë se të gjitha ligjet, aktet nënligjore, ndryshimet e Rregullores në Kuvend dhe aktet e tjera do të sillen në gjysmën e parë të vitit 2014.

Raportuesi Ualter i ka uruar Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për bashkëpunimin e suksesshëm dhe kontributin në kuadër të punës së Asamblesë Parlamentare.

Veljanoski theksoi se si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë çdoherë jep mbështetje në punën e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Të dy bashkëbiseduesit, siç theksohet në kumtesë, kanë shfaqur shpresë se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë dhe se Republika e Maqedonisë së shpejti do ta përfundojë dialogun post-monitorues me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *