Home / Lajme / Rajon / Kryetari i spaozgjedhur i Prishtinës Ahmeti i thotë po bashkëpunimit, jo koalicioneve

Kryetari i spaozgjedhur i Prishtinës Ahmeti i thotë po bashkëpunimit, jo koalicioneve

3 dhjetor-Ahmeti ka thënë se është i hapur për bashkëpunim me secilin subjekt politik në Kuvendin Komunal të Prishtinës, por jo edhe për ndarjen e qeverisjes me ta. Për të nuk paraqet pengesë fakti se në Kuvendin Komunal të Prishtinës një subjekt tjetër ka shumicën e ulëseve. Ai është shprehur kundër pazareve politike me partitë e tjera në këmbim të drejtorive.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk pranon të bëjë pazare me subjektet e tjera politike për të siguruar numrat e mjaftueshëm në Kuvendin Komunal. Ai kërkon bashkëpunim me të gjithë që janë të gatshëm të çojnë programin e tij përpara. Edhe në kabinetin e tij nuk premton se do të jetë i tëri nga anëtarë të lëvizjes “Vetëvendosje”, informojnë mediat kosovare.

Ahmeti në intervistë për mediat në Kosovë premton se Prishtinën do ta bëjë model të transparencës edhe për komunat e tjera.

Ahmeti ka thënë se është i hapur për bashkëpunim me secilin subjekt politik në Kuvendin Komunal të Prishtinës, por jo edhe për ndarjen e qeverisjes me ta. Për të nuk paraqet pengesë fakti se në Kuvendin Komunal të Prishtinës një subjekt tjetër ka shumicën e ulëseve. Ai është shprehur kundër pazareve politike me partitë e tjera në këmbim të drejtorive.

Ai është shprehur se ka përgjegjësi para qytetarit për programin që ka prezantuar, të cilin ka synim ta zbatojë brenda mandatit të tij.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *