Home / Lajme / Maqedoni / Kursistët e shkollës Neting organizuan manifestim (VIDEO)

Kursistët e shkollës Neting organizuan manifestim (VIDEO)

Tetovë, 27 dhjetor – Me rastin e festave të fundvitit, si çdo vit tjetër edhe këtë vit u organizua Manifestimi tradicional me kursistët e Shkollës Neting.

Ky ishte manifestimi i gjashtë i Shkollës Neting, ku u prezentuan kursistët të cilët vijnë nga shkollat fillore, me program të përgatitur në gjuhën angleze, duke filluar nga poezia, kenga, drama, etj.

Shkolla Neting e përmbyllë edhe këtë vit, me një sërë rezulatetesh në përgatitjen e kuadrove të reja si për gjuhë të huaja, matematikë, informatikë dhe trajnime profesionale.
“Këtë vit risi e vencate ishte Akreditimi në Ministri (Qendra për arsim të të Riturve) si shkollë e vetme në Tetove, me program për arsim të të rriturve. Gjithashtu fillimi i programit BRAINOBRAIN, për femijët e moshave nga 4 deri 14 vjec, program i cili zhvillon aftësite psikologjike, memories fotografike, koncetrimit, vizuelizimit, imagjinatës, shpejtësisë etj. Nje risi tjetër në mesimin e gjuhëve të huaja ishte edhe programi FOL ANGLISHT, ku mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën angleze”, thotë drejtori i kësaj shkolle Taxhedin Selimi.

Viti i ardhshem gjithashtu pritet të jetë vit I risive. Shkolla Neting është bere pjesë e disa rrjeteve të shkollave europiane, ku pritet që të jetë pjese edhe e disa projekteve të rëndësishme në mësimin e gjuhëve të huaja dhe trajnimeve profesionale. Poashtu edhe çerhdja e fëmijëve Rea, dje ka pasur edhe një organizim me rastin e festave të fundvitit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *