Home / Lajme / Maqedoni / Kush do te ngadhnjeje: Tokmaku i Ermires apo i Ilija Dimovskit

Kush do te ngadhnjeje: Tokmaku i Ermires apo i Ilija Dimovskit

28. Dhjetor… Ka vazhduar lufta verbale me “tokmakë ironikë” në relacionin VMRO-DPMNE-BDI, në rrjetin social “facebook”.

“Do të ishte mirë që kolegu Ilija Dimovski, të pranojë se Ligji për media të cilin e votoi dje, i mundëson atij që nëpërmjet qendrës për komunikime, t’i ndajë leksione politike mediave, por jo mua. Ndërsa për tokmakun duhet të ketë dicka tjetër!“

Kjo është përgjigja e deputetës së BDI-së, Ermira Mehmeti, ndaj paraqitjes në “facebook” të kolegut të tij të koalicionit qeverisës Ilija Dimovski, i cili me ironi Ermirës i “sugjeroi” “t’i bashkangjitet me tokmak protestuesve, banorëve të rrugës së plastikave, dhe së bashku me ata t’i rrënojnë transformatorët e EVN-së”.
Duke u përgjigjur ndaj akuzës së deputetes së BDI-së Ermira Mehmeti, e cila tha se ligji i ri për mediat i mundëson Ilija Dimovskit që të japë vlerësime për përmbajtjen e mediave, Dimovski është kundërpërgjigjur duke rikujtuar se edhe BDI ka mbështetur këtë ligj në Kuvend.
“E nderuara kolege Mehmeti, me të vërtetë nuk e di se çka duhet të posedojë që të marrë tokmak në dorë, dhe nuk merrem me punë të tilla. Por e di me siguri se çka nuk ka. Tokmaku as nuk ju kryen punë, e as ju ndihmon njerëzve. Kur më përmendini lidhur me Ligjin për mediat, do të ju falënderoj, për përkrahjen nga Grupi juaj parlamentar”, iu përgjigj në “facebook” Dimovski Mehmetit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *