Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi do ta vazhdojë debatin për ajrin e ndotur

Kuvendi do ta vazhdojë debatin për ajrin e ndotur

24 dhjetor-Në rendin e ditës janë edhe ndryshimet e Ligjit për kryerjen e shërbimeve me transfer të shpejtë të parave, ndryshime dhe plotësime të ligjit për procedurë tatimore, si dhe propozim ligji për disiplinë financiare, të tre në leximin e dytë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në suaza të punës së sotme pas rendit të ditës të seancës së 80-të do ta vazhdojë debatin për Informcionin për ndotjen në Shkup, të parashtruar nga deputetët e opozitës.

Në seancë do të shqyrtohen edhe propozim ligji për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim për bashkëpunim në shëndetësi mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë të shtetit të Katarit, si dhe propozim ligji për ratifikim të marrëveshjes mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë të Republikës së Rumanisë për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, mas-mediave, të rinjve dhe sportit.

Deputetët do të diskutojnë edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje sociale, të Ligjit për marrëdhënie pune, të ligjit për tatim personal të të ardhurave dhe të ligjit doganor, të gjitha në leximin e dytë.

Në rendin e ditës janë edhe ndryshimet e Ligjit për kryerjen e shërbimeve me transfer të shpejtë të parave, ndryshime dhe plotësime të ligjit për procedurë tatimore, si dhe propozim ligji për disiplinë financiare, të tre në leximin e dytë.

Në seancë janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme, të ligjit për sport, të ligjit për udhëheqje me pronën e konfiskuar, interes pronësor dhe shembuj të marrë në procedurë penale dhe atë shkelëse, të ligjit për përmbarim, të ligjit për sigurim shëndetësor, të ligjit për themelimin e Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit në Republikën e Maqedonisë, të ligjit për inspektorat shtetëror për vetëqeverisje lokale, të Ligjit për kulturë, dhe të ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, të gjitha në leximin e dytë.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *