Home / Lajme / Rajon / LDK 9 komuna, PDK 9, AAK 3, VV fiton Prishtinën

LDK 9 komuna, PDK 9, AAK 3, VV fiton Prishtinën

2 dhjetor0Në nivel të mbarë Kosovës, PDK ka fituar 9 komuna, LDK në 9 komuna, AAK në 3 komuna, AKR në 2 komuna, Vetëvendosje në 1 komunë – vetëm Prishtinën, por në një komunë edhe kandidati i pavarur Rufki Suma.

Në zgjedhjet lokale në Kosovë me përfundimin e procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale janë shpallur edhe rezultatet finale.

Lëvizja “Vetëvendosje! me kandidatin e saj Shpend Ahmeti fitoi Prishtinën.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në raundin e dytë fitoi gjashtë komuna: Gjilan, Ferizaj, Pejë, Viti, Suharekë dhe Lipjan.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në raundin e dytë ka fituar në gjashtë komuna: Prizren, Rahovec, Dragash, Kamenicë, Vushtrri dhe Klinë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka humbur dy bastionet e saj Pejën dhe Gjakovën, ndërsa ka fituar në komunat: Junik dhe Obiliq.

Aleanca për Kosovën e Re (AKR) fitoi komunat e Gjakovës dhe Mitrovicës.

Në nivel të mbarë Kosovës, PDK ka fituar 9 komuna, LDK në 9 komuna, AAK në 3 komuna, AKR në 2 komuna, Vetëvendosje në 1 komunë – vetëm Prishtinën, por në një komunë edhe kandidati i pavarur Rufki Suma.

Partitë serbe kanë fituar në nëntë komuna.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *