Home / Lajme / Rajon / Limaj forcohet edhe me një deputet

Limaj forcohet edhe me një deputet

2 dhjetor-
Iniciativa politike e Limaj do të ketë pozicione më të forta në Parlamentin e Kosovës dhe do të jetë vendimtare për mbijetesën e qeverisë aktuale që udhëhiqet nga kryeministri Hashim Thaçi.
Fatmir Limaj iu është drejtuar qytetarëve të Malishevës pas fitores së Ragip Begajt në këtë qytetet.

Pas fitores së kandidatit të PDK-së në Rahovec, Idriz Vehapi, përballë kandidatit të AAK’së, Smajl Latifit, do të jetë një goditje për PDK-në e Hashim Thaçit, pasi që Vehapi si deputet lë mandatin dhe se në vend të tij vjen Haxhi Shala, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Limaj dhe ish-komandant i njohur i UÇK-së.

Iniciativa politike e Limaj do të ketë pozicione më të forta në Parlamentin e Kosovës dhe do të jetë vendimtare për mbijetesën e qeverisë aktuale që udhëhiqet nga kryeministri Hashim Thaçi.

Fatmir Limaj iu është drejtuar qytetarëve të Malishevës pas fitores së Ragip Begajt në këtë qytetet.

“Unë sonte do te jem i shkurtër sepse koha e fjalëve ka mbaruar sot, dhe se tash fillon koha e punës. Unë sonte dua të ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, për guximin dhe për shpresën që keni ngjallë në Malishevë poashtu edhe në të gjitha komunat tjera në Kosovë. Gjatë këtyre javëve që jemi takuar së bashku unë ju ftova që të besonim se ndryshimi vjen kur në guxojmë”, ka thënë Limaj.

Në Malishevë fiton iniciativa e përkrahur nga Limaj

Në komunën e Malishevës duket sikur gara e balotazhit ka përfunduar.

Sipas të dhënave më të reja preliminare, Iniciativa Qytetare për Malishevën pas numërimit të mbi 90 për qind të votave prin me 65.41 për qind të votave të fituara, derisa kandidati i LDK-së për Malishevën në balotazhin e sotëm ka fituar 34.56 për qind të votave. (INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *