Home / Sport / Liverpooli kërkon huazimin e Shaqirit

Liverpooli kërkon huazimin e Shaqirit

Mësohet se Rodgers do të kërkojë huazimin e Shaqirit për pesë muaj dhe do të mundohet t’i bindë krerët e Bayernit ta lirojnë mesfushorin në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka shprehur interesim për huazimin e mesfushorit të Bayern Muenchenit, kosovarit Xherdan Shaqiri. Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet angleze.

Mësohet se Rodgers do të kërkojë huazimin e Shaqirit për pesë muaj dhe do të mundohet t’i bindë krerët e Bayernit ta lirojnë mesfushorin në afatin kalimtar të janarit. “Rodgers kërkon përforcime në krahun e mesfushës dhe Shaqiri është ai që mund ta ndihmojë ekipin për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm”, shkruan “GivemeSport” të martën.

Shaqiri sapo është kthyer nga lëndimi që pësoi në muajin tetor dhe ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2016.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *