Home / Lajme / Rajon / Lulzim Basha ia falë 100 mijë euro komunës së Mitrovicës

Lulzim Basha ia falë 100 mijë euro komunës së Mitrovicës

Tiranë, 25 dhjetor – Në kohën kur vëmendja e komunitetit ndërkombëtar është përkushtuar për gjetjen e fondeve për serbët e veriut të Kosovës, nga Tirana vjen një iniciativë tjetër.

Bashkia e Tiranës i është bashkuar nismës së Komunës së Mitrovicës “Ndihmo dhe Ti”, e cila ka për qëllim mbledhjen e fondeve për meremetimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës në veri të Mitrovicës dhe kthimin në pronat e tyre, të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike.

Kryebashkiaku Basha i ka akorduar 100 mijë euro komunës së Mitrovicës, për meremetimin e këtyre shtëpive. Kjo ndihmë e kryebashkiakut Basha është përshëndetur menjëherë nga kryetari i komunës së Mitrovicës, nëpërmjet një letre drejtuar kryebashkiakut të Tiranës.

“Kam kënaqësinë e veçantë që nëpërmjet të kësaj letre të shpreh falënderimin më të thellë për kontributin tuaj në aksionin humanitar “Ndihmo edhe Ti”, për rindërtimin e shtëpive të djegura nga lufta në pjesën veriore të Kosovës. Ju jeni bërë pjesë e rikthimit të jetës së banorëve shqiptarë në pjesën e atdheut tonë, të cilët u ndoqën gjatë dhe pas luftës nga trojet e tyre stërgjyshore, nën dhunën e falangave serbe, për çka u jemi mirënjohës për jetë të jetëve”, thuhet në mesazhin e falënderimit, kryetari i komunës së Mitrovicës.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *