Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonasi I dehur shkakton aksident në Sllatinë

Maqedonasi I dehur shkakton aksident në Sllatinë

31 dhjetor-Sipas dëshmitarëve, vetëm shoferi ka marrë lëndime të lehta, ndërsa pas kontrollit të policisë tek vozitësi është konstatuar prania e 1.99 përqind e alkoolit në gjak që është disa herë më e madhe se e lejuara, bën të ditur Tv KOHA.

Mjegulla e dendur e cila që dhjetë ditë nuk po largohet nga rajoni i Pollogut ka vështirësuar dukshëm zhvillimin normal të komunikacionit. Më vështirë është gjatë orëve të natës kur dukshmëria nuk është më e madhe se 10 metra, njofton Tv Koha.
Kjo ka bërë që edhe të ketë aksidente por vetëm janë shkaktuar dëme materiale dhe pa pasoja të rënda. Burime të Televizionit Koha, bëjnë të ditur se mbrëmë një vozitës i dehur i nacionalitetit maqedonas ka shkaktuar aksident të madh në rrugën Tetovë-Jazhincë në fshatin Sllatinë, transmeton Tv KOHA.

Si pasojë e kësaj janë dëmtuar 5 vetura ku katër kanë qenë të parkuara pranë një kafiterie. Burime të Televizionit Koha, theksuan se një banor i fshatit Leshkë, duke lëvizur në rrugën Tearcë për në fshatin Leshkë nga shpejtësia e madhe ka goditur katër vetura të parkuara në një kafiteri në Sllatinë, informon Tv KOHA.

Sipas dëshmitarëve, vetëm shoferi ka marrë lëndime të lehta, ndërsa pas kontrollit të policisë tek vozitësi është konstatuar prania e 1.99 përqind e alkoolit në gjak që është disa herë më e madhe se e lejuara, bën të ditur Tv KOHA.

Aksidente tjera janë regjistruar në akset rrugore Tetovë Trebosh dhe Tetovë Kodra e Diellit. Arsyeja e aksidenteve të mbrëmshe kanë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë, por ndikik ka patur edhe dendësia e mjegullës e cila disa ditë është e pranishme në rajonin e Pollogut, lajmëron Tv KOHA.

Nga ana e Policisë sërish kanë apeluar që gjatë festave qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të përshtasin shpejtësinë e automjetetit me kushtet në rrugë

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *