Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonasit kërkojnë kishë në qendër të Tetovës

Maqedonasit kërkojnë kishë në qendër të Tetovës

01 dhjetor – Ndërtimi i kishave të reja, ringjallja e murgërisë, njohja me besimtarët, janë prioritetet të cilat në Dioqezën Tetovë-Gostivar i paralajmëron peshkopi i ri Josif.

Peshkopi më i ri në krye të kishës maqedonase në një intervistë për gazetën Dnevnik thekson se një nga objektivat e tij do të jetë ndërtimi një kishe ortodokse në zonën qendrore të Tetovës.

“Për mua personalisht, ndërsa kjo do të jetë edhe prioritet strategjik i Dioqezës. Është që të ndërtohet një tempull i ri në zonën qendrore të Tetovës, ose në të ashtuquajturën Tetova e re. E dini, më parë kishte iniciativë për ndërtimin e një tempulli tek Pallati i Kulturës. E inkurajonim qeverinë lokale për të plotësuar kërkesën e popullatës ortodokse në qytet. Mendoj që ky proces do të realizohet shumë shpejtë. Së shpejti do të realizojmë një takim me bordin e kishës në fshatin Leshkë, ku është duke u ndërtuar kishë kushtuar Shën Nikollait për të parë se ku kanë aritur ndërtimet dhe a ka nevojë për ndonjë gjë tjetër”, ka thënë Josif.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *