Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia e 67-ta sipas indeksit të korrupsionit, përmirësim për dy vende

Maqedonia e 67-ta sipas indeksit të korrupsionit, përmirësim për dy vende

3 dhjetor-Sipas Raportit të publikuar sot të Transparensi interneshënëll (TI) për vitin 2013, nga shtetet e rajonit, para Maqedonisë janë Kroacia në vendin e 57-të, Turqia në të 53-tin, Sllovenia në vendin e 43-të. Maqedonia e ndan vendin e 67-të me Malin e Zi, BeH dhe Serbia e ndajnë vendin e 72-të, Bullgaria në të 77-tin, Greqia në vendin e 80-të, Kosova në vendin e 111-të dhe Shqipëria në vendin e 116-të.

– Maqedonia është ranguar në vendin e 67-të sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit në vitin 2013 që paraqet përmirësim për dy vende në raport me rangimin nga viti i kaluar.

Sipas Raportit të publikuar sot të Transparensi interneshënëll (TI) për vitin 2013, nga shtetet e rajonit, para Maqedonisë janë Kroacia në vendin e 57-të, Turqia në të 53-tin, Sllovenia në vendin e 43-të. Maqedonia e ndan vendin e 67-të me Malin e Zi, BeH dhe Serbia e ndajnë vendin e 72-të, Bullgaria në të 77-tin, Greqia në vendin e 80-të, Kosova në vendin e 111-të dhe Shqipëria në vendin e 116-të.

Nga 177 shtetet e ranguara, më së paku korrupsion ka në Danimarkë, Zelandë të Re dhe Finlandë, ndërsa shtetet më të korruptuara janë Afganistani, Koreja e Veriut dhe Somalia.

Në raport konstatohet se asnjëra nga këto vende të botës nuk ka rezultat të përkryer në luftë me korrupsionin, Dy të tretat janë me më pak se 50 pikë nga 100 të mundshmet, me të cialt matet korrupsioni.

Transparensi interneshënëll konstaton se korrupsioni mbetet problem serioz në botë. Bën thirrje që të ndërmerren masa globale kundër tij dhe dukurive që e nxisin, siç janë larja e parave, financimi ilegal politik dhe puna jotransparente e institucioneve shtetërore.

Indeksi për perceptim të korrupsionit matat me shkallë prej 0 deri 100, ndërsa më së shumti pikë marrin vendet ku korrupsioni është më pak i përfaqësuar, përderisa 0 pikë marrin më të korruptuarat

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *