Home / Lajme / Maqedoni / Maria Eleni Kopa: 2013-ta, vit i humbur për Maqedoninë

Maria Eleni Kopa: 2013-ta, vit i humbur për Maqedoninë

25 dhjetor-“Nuk besoj në këtë gjë. Nuk besoj pasi që ky vend është shumë i lidhur me BE-në. Ai mban bashkëpunim të ngushtë me të. Nënkuptohet ka cështje të cilat duhet të zgjidhen, të cilat I kemi të njohura për të gjithë, por situate e saj nuk mund të krahasohet me atë që ndodhë në një vend tjetër si Ukraina e cila është e ndarë midis Rusisë dhe Perendimit”, shtoi Kopa.

Eurodeputetja greke Maria Eleni Kopa vlerëson se mospërcaktimi i sërishëm i datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE nuk nënkupton “mospërfilljen nga BE-ja”, sepse vendin është i lidhur ngushtë me Unionin.

Kopa shpreson se viti 2014 nuk do të jetë “periudhë e vdekur” për eurointegrimin e Maqedonisë.

“Shpresoj se viti 2014 nuk do jetë ‘periudhë e vdekur” dhe se megjithatë do të bëhet një hap përpara”, thekson ajo.

Edhe krahas asaj që Maqedonia edhe pas rekomandimit të pestë të BE-së, nuk mori datë për fillimin e negociatave, eurodeputetja greke nuk besoj se kjo gjë do të shkaktojë “mospërfilljen nga BE-ja”, dhe se ajo mund të përcaktohet drejtë partnerëve të tjerë.

“Nuk besoj në këtë gjë. Nuk besoj pasi që ky vend është shumë i lidhur me BE-në. Ai mban bashkëpunim të ngushtë me të. Nënkuptohet ka cështje të cilat duhet të zgjidhen, të cilat I kemi të njohura për të gjithë, por situate e saj nuk mund të krahasohet me atë që ndodhë në një vend tjetër si Ukraina e cila është e ndarë midis Rusisë dhe Perendimit”, shtoi Kopa.

E se pse Greqia me këmbëngulje nuk lëshon pe dhe nuk i lejon Maqedoni t’i filloj negociatat, eurodeputetja greke u përgjigj se kjo është për shkak të çështjes për emrin. Ndryshe shumica e kolegëve të saj në Parlamentin evropian shpresojnë që Greqia si vend kryesues me BE-në në gjysmën e parë të vitit 2014 do të bëjë një gjest pozitiv drejtë Maqedonisë, me çka do të konfirmojë premtimet ambicioze për vendet e Ballkanit të sjella në Selanik para 10 viteve dhe cilat Maqedonia akoma i pret me padurim.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *