Home / Lajme / Maqedoni / Marrëdhëniet me fqinjët janë të rëndësishme për Maqedoninë

Marrëdhëniet me fqinjët janë të rëndësishme për Maqedoninë

29 dhjetor-aqedonasit etnik kanë përvoja më të mira personale me Serbinë (52 për qind), më shumti e njohin historinë dhe kulturën e saj (51,9 për qind) ndërsa për të kanë mendim më të mirë (63,7 për qind).Shqiptarët etnik kanë përvoja më të mirë personale me Shqipërinë (44,3 për qind) ndërsa më së shumti e njohin historinë dhe kulturën e saj (64,8 për qind) dhe kanë mendime më të mirë për të (71,0 përqind).

Marrëdhëniet me fqinjët janë të rëndësishme për Maqedoninë, sipas shumicës së madhe prej 93,2 për qind të qytetarëve. Prej pesë fqinjëve, qytetarët e perceptojnë Serbinë (42,5 për qind) si fqinj më mik, pas së cilës vijojnë Shqipëria me (18,5 për qind) ndërsa fqinj më armik është Greqia (81,2 për qind) ndërsa çdo i pesti qytetar (22,8 për qind) mendon se asnjë shtet nuk është armik për Maqedoninë.Këtë e tregon hulumtimi për qëndrimet e qytetarëve për marrëdhëniet e fqinjëve me Maqedoninë i realizuar nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Instituti për demokraci (IDSCS). Hulumtimi i mendimit publik është bërë përmes anketës në terren në periudhën prej 15 nëntorit deri më1 dhjetor të këtij vitit në ekzemplarë të përfaqësuar prej 1.000 të anketuarve me +/- 3 për qind gabim.Siç është theksuar në raportin e anketës, qytetarët e Maqedonisë e vlerësojnë situatën aktuale me fqinjët me 0,11 për qind në shkallë prej – 5 deri 5.Të pyetur posaçërisht për çdo fqinj, qytetarët e Maqedonisë i kanë perceptimet vijuese për miqësi apo sjellje neutrale: Serbinë (87,1 për qind), Shqipërinë (71,3 për qind) Kosovën (64,4 për qind) Bullgarinë (53,4 për qind) dhe Greqinë (7,95 për qind).Nga anketa u konstatua se në pesë vitet e fundit më së shumit janë përmirësuar marrëdhëniet, sipas perceptimeve të qytetarëve me Serbinë (20,6 për qind) dhe Shqipërinë (19,6 për qind) ndërsa çdo i pesti qytetar vlerëson se nuk janë përmirësuar marrëdhëniet me asnjë fqinj.Maqedonasit etnik kanë përvoja më të mira personale me Serbinë (52 për qind), më shumti e njohin historinë dhe kulturën e saj (51,9 për qind) ndërsa për të kanë mendim më të mirë (63,7 për qind).Shqiptarët etnik kanë përvoja më të mirë personale me Shqipërinë (44,3 për qind) ndërsa më së shumti e njohin historinë dhe kulturën e saj (64,8 për qind) dhe kanë mendime më të mirë për të (71,0 përqind).Më shumë qytetarë (39,3) dëshirojnë marrëdhënie të mira të barabarta me të gjithë fqinjët, e më pas marrëdhënie më të afërta me Serbinë dëshirojnë 19,6 për qind me Shqipërinë 12,8 për qind dhe me Bullgarinë 8,9 për qind me Greqinë (6,7 për qind).

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *