Home / Lajme / Maqedoni / Masa radikale nëse nuk përmirësohet ndotja

Masa radikale nëse nuk përmirësohet ndotja

23 dhjetor-“Për industrinë nuk do të prolongohet harmonizimi i planeve operative pas 1 prillit të vitit 2014. Me importin e automjetit me euro 2 standard përmirësohet parku i automjeteve”, tha Ademi duke vërejtur se paraprakisht kanë lëvizur automjete pa kurrfarë stadarde ekologjike.
Sipas infromacioneve të DPRHM-së nesër dhe të mërkurën do të ketë ndryshim të motit dhe pritet përmirësim i cilësisë së ajrit.

Nëse nesër gjendja me ndotjen e ajrit nuk ndryshon, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë masa më radikale, informoi sot ministri dikasterial Abdilaqim Ademi.

Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, të cilët veprojnë në sferën e mjedisit jetësor, ai theksoi se nuk do të sjellin vendime në dëm të qytetarëve.

“Ndotja e ajrit është problematikë komplekse, kërkon më shumë koordinim, sidomos nga institucionet shtetërore të nivelit lokal dhe të pushtetit qendror, si dhe me sektorin joqeveritar dhe qytetarët”, tha Ademi, duke theksuar se për cilësinë e ajrit, ndikim të vetin kanë industria, trafiku, sezona e ngrohjes, kushtet meteorologjike dhe klimatike.

Ana Çoloviq – Leshkoska nga OJQ “Eko svest” propozoi masa për lëvizje reciproke të automjeteve me numra çift dhe tek, por edhe ndalesë të plotë të qarkullimit në zonën e qytetit, ndërprerje të plotë të punëve ndërtimore dhe ndalesë për përdorimin e kalcium magnezium acetatit në ndërtimtari.

Ndalesa e trafikut, sipas Ademit, në kushte të këtilla do të ndikim minimal, respektivisht deri në dy-tre për qind, ndërsa njëkohësisht krijohen vatra të reja.

“Ideja nuk është kjo të bartet në lokalitet tjetër, por të gjejmë mënyrë që të tejkalohet problemi”, theksoi ministri i dikasterit me apel deri te qytetarët që të përdoret transporti publik.

Duke përkujtuar në masa qeveritare, Ademi u përqendrua në kërkesat më radikale, me të cilën ndalohet puna e punimeve ndërtimore deri në orën 11 dhe pas orës 17.

“Për industrinë nuk do të prolongohet harmonizimi i planeve operative pas 1 prillit të vitit 2014. Me importin e automjetit me euro 2 standard përmirësohet parku i automjeteve”, tha Ademi duke vërejtur se paraprakisht kanë lëvizur automjete pa kurrfarë stadarde ekologjike.

Sipas infromacioneve të DPRHM-së nesër dhe të mërkurën do të ketë ndryshim të motit dhe pritet përmirësim i cilësisë së ajrit.

Ministri dikasterik dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare konkluduan se për ndotjen nuk duhet të fliltet vetëm kur gjendja është e keqe, por gjatë gjithë vitit dhe se duhet të bëhet strategji që të mos përsëritet gjendja, si dhe të punohet në ngritjen e ndërgjegjës tek qytetarët.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *