Home / Sport / Më 10 janar, FIFA i thotë “PO” kombëtares A të Kosovës

Më 10 janar, FIFA i thotë “PO” kombëtares A të Kosovës

Deshëm apo s’deshëm ne të pranojmë, gjërat po shkojnë në atë drejtim”, tha për gazetën Blic të Beogradit Dushan Maraviq, anëtar shumëvjeçar i komisionit të FIFA-s dhe UEFA-s.  

Federata botërore e futbollit më 10 janar do t’i japë leje kombëtares së Kosovës në futboll për të luajtur ndeshje miqësore me simbole të FIFA-s. Mysafir i parë në Prishtinë, siç është paralajmëruar, do të jetë kombëtarja e Kroacisë. Të gjitha vendimet për këtë çështje do t’i prezantohen publikut pas mbledhjes së 10 janarit në Zürich, në të cilën do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e dy federatave (asaj të Kosovës dhe të Serbisë dhe ku do të shqyrtohet edhe kërkesa për dhënien e dritës jeshile për pjesën veriore të Qipros (turke).“Deshëm apo s’deshëm ne të pranojmë, gjërat po shkojnë në atë drejtim”, tha për gazetën Blic të Beogradit Dushan Maraviq, anëtar shumëvjeçar i komisionit të FIFA-s dhe UEFA-s.  Sipas kësaj gazete, shqiptarët po bëjnë presion gjithnjë e më të madh mbi FIFA-n dhe UEFA-n, kështu që të hënën, në ndeshjen ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit u shpalos transparenti me kërkesën: “Pranoni Kosovën në FIFA dhe UEFA”. “Pasi ta marrin lejen, kosovarët do të luajnë me flamurin e FIFA-s, pa simbole të veta. Por, kështu shkon kjo gjë, me rrugë politike. Do të vijë koha kur Kosova do të pranohet në Kombet e Bashkuara dhe atëherë do të mund të luajë pa kurrfarë kushtëzimesh.Sipas Maraviqit, në UEFA nuk mund të pranohet si anëtar i barabartë nëse ai shtet nuk është anëtar i OKB-së. Por, si duket tashti pashmangshëm është duke u shkuar në katë drejtim.Pavarësisht se çka thonë politikanët serb, ata (kosovarët) do të luajnë futboll”, përfundoi Maraviq

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *