Home / Sport / Me Duron barazimi 0:0 i garantuar

Me Duron barazimi 0:0 i garantuar

Tre ndeshje dhe tre barazime pa gola ka regjistruar Shkëndija nën drejtimin e Duros, por ajo që kënaq është se ka përmirësim të madh në lojë. Kundër Napredokut dhe Pelisterit ekipi kishte shumë raste shënimi dhe vetëm falë mungesës së fatit sportiv nuk arriti të fitojë, ndërsa në këto ndeshje kundërshtarët kishin mundësi të pakta shënimi.

Ndryshimi në pankinën e Shkëndijës duket se ka sjellë rezultat të menjëhershëm, pasi që tetovartë tani më kanë një fizionomi tjetër. Tre ndeshje dhe tre barazime pa gola ka regjistruar Shkëndija nën drejtimin e Duros, por ajo që kënaq është se ka përmirësim të madh në lojë. Kundër Napredokut dhe Pelisterit ekipi kishte shumë raste shënimi dhe vetëm falë mungesës së fatit sportiv nuk arriti të fitojë, ndërsa në këto ndeshje kundërshtarët kishin mundësi të pakta shënimi. Edhe kundër Vardarit ekipi solli disciplinë të madhe taktike që rezultoi me barazim 0:0. Kujtojmë se javë më parë në të njëjtin stadium Shkëndija me ish-trajnerin Jovanovski u mund 5:0 nga Rabotniçki. “Natyrisht se jam i kënaqur me rezultatin. Luajtëm përsëri mirë taktikisht dhe amortizuam si duhet një Vardar që vinte në gjendje të mirë dhe si lider i renditjes. Kemi mundur të fitojmë nëse do realizonim penaltinë, por edhe Vardari kishte rastet e veta. 100% i sigurtë jam se nëse do shënonim nga pika e bardhë, në vazhdim do gjenim edhe golin e dytë. Jam vetëm dy javë në Shkëndijë dhe në përgjithsi jam i kënaqur. Ndoshta duhej të fitojmë ndonjërën prej këto tre takime, por kujtojmë se dy barazimet e fundit vinin kundër ekipeve që vinin si lider”, është shprehur U.D. trajneri i Shkëndijës, Shpëtim Duro pas takimit me Vardarin në Shkup.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *