Home / Lajme / Maqedoni / Memeti: Ka përmirësim në të drejtat e njeriut

Memeti: Ka përmirësim në të drejtat e njeriut

6 dhjetor-Në pyetjen për gjendjen me kushtet nëpër burgje, Avokati i Popullit thekson se edhepse gjatë periudhës së kaluar është vënë në përdorim burgu i ri në Kumanovë, ndërkaq në burgje të caktuara janë ndlrmarrë masa për përmirësim të kushteve, megjithatë stërngarkimi shkakton përkeqësim drastik të kushteve materiale, si dhe shkelje të të drejtave të personave të cilët janë të privuar nga liria.

Në Republikën e Maqedonisë vërehen lëvizje të caktuara lidhur me të drejtat e njeriut të cilat japin sinjal të vogël pozitiv për përmirësim, por larg asaj se mjafton që unë si Avokat i Popullit të jem i kënaqur. Këtë e thotë në intervistën për MIA-n, Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë, Ixhet Memeti në prag të 10 dhjetorit – Ditës së të drejtave të njeriut.

“Të gjitha institucionet duhet të mund akoma më të madh në mënyrë që të mund të themi se me cilësi dhe efikasitet u mundësojmë qytetarëve t’i realizojnë liritë dhe të drejtat”, tha Memeti.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit, Memeti thotë se karakteristike për vitin që po kalon është fakti që parashtresat drejtuar institucionit Avokat i Popullit nga sfera e jurisprudencës sërish janë në numër më të madh.

“Këtë e theksoj sepse vitin e kaluar për herë të parë të drejtat nga sfera e të drejtave të konsumatorit ishin më të shumta. Shqetëson ajo që edhe këtë vit është i theksuar trendi i shtyerjes së procedurave gjyqësore, por dhe procedurat rreth kontesteve administrative që shkakton qasje të vështirësuar drejt drejtësisë, e kjo nuk është mirë për shoqërinë në përgjithësi”, theksoi Memeti.

Edhe pse për pak është ulur numri i parashtresave nga të drejtat e konsumatorëve, emgjithatë edhe viti 2013, siç thotë, tregon trend të shkeljes së të drejtave të qytetarëve si konsumatorë apo si shfrytëzues të energjisë elektrike, energjisë ngrohëse dhe shërbimeve të tjera komunale.

“Mu për atë arsye ende konsideroj se nevojitet sendërtim i rregullativës juridike, me qëllim të realizimit të papenguar të të drejtave të qytetarëve dhe respektim i parimeve të ekonomisë së tregut dhe të drejtës për zgjedhje të konsumatorit si shfrytëzues i shërbimeve të caktuara”, shton ai.

Në pyetjen për gjendjen me kushtet nëpër burgje, Avokati i Popullit thekson se edhepse gjatë periudhës së kaluar është vënë në përdorim burgu i ri në Kumanovë, ndërkaq në burgje të caktuara janë ndlrmarrë masa për përmirësim të kushteve, megjithatë stërngarkimi shkakton përkeqësim drastik të kushteve materiale, si dhe shkelje të të drejtave të personave të cilët janë të privuar nga liria.

“Në atë drejtim edhe më tej nuk janë përmbushur standardet ndërkombëtare për 4 m2 për person në hapësirën për vendosje, ndërsa në pjesën më të madhe të burgjeve është hasur gjendje e vendosjes së mbi 5 personave në një hapësirë, që është maksimumi ligjor në pajtim me Ligjin për ekzekutim të sanksioneve. Edhepse sistemi ynë bazohet në rehabilitim, megjithatë në pjesën më të madhe të burgjeve kjo paraqet mangësi, e njëherit edhe nuk funksionon sistemi arsimor, që ndërkaq e rrit rrezikun për krijimin e personave së sërish kthehen në burg. Njëherit, në pjesën më të madhe të institucioneve është vërejtur mungesë e kushteve adekuate për repartet pranuese që çon drejt përhapjes së infektimit kriminogjen”, thotë Memeti

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *