Home / Lajme / Maqedoni / Mes ikonave të konfiskuara në Shqipëri, të paktën 20 janë nga Maqedonia

Mes ikonave të konfiskuara në Shqipëri, të paktën 20 janë nga Maqedonia

24 dhjetor-Autoritetet e Maqedonisë pritet që shumë shpejt t’i dërgojnë autoriteteve të drejtësisë shqiptare kërkesën institucionale të shtetit maqedonas për kthimin e tyre. Prokuroria ka kërkuar nga ekspertët maqedonas, që kërkesën ta mbështesin edhe në dokumentacionin përkatës dhe certifikatën e origjinës për çdo ikonë të konstatuar se është vjedhur në kishat maqedonase.

Të pakten 20 ikona të koleksionistit Gjergji Thimo rezultojnë të vjedhura në Kishat e Maqedonisë. Ky konstatim është bërë nga një grup ekspertësh dhe punonjës të policisë së Maqedonisë, të përbërë nga 5 persona.

Ekspertët e ardhur nga Maqedonia kanë vëzhguar nga afër në prani të prokurorit të çështjes mesditën e së hënës në ambientet e Galerisë Kombëtare disa prej ikonave të gjetura në banesën e koleksionistit Thimo.

Autoritetet e Maqedonisë pritet që shumë shpejt t’i dërgojnë autoriteteve të drejtësisë shqiptare kërkesën institucionale të shtetit maqedonas për kthimin e tyre. Prokuroria ka kërkuar nga ekspertët maqedonas, që kërkesën ta mbështesin edhe në dokumentacionin përkatës dhe certifikatën e origjinës për çdo ikonë të konstatuar se është vjedhur në kishat maqedonase.

Nëpërmjet këtyre dokumenteve, prokuroria ka kërkuar që ekspertët e Maqedonisë të faktojnë pretendimet se këto 20 ikonat janë pasuri maqedonase, të vjedhura dhe shitura në Shqipëri.

Prokuroria e Tiranës, prej muajsh vazhdon hetimet ndaj koleksionitit Thimo për akuzën e trafikimit të verave të artiti në bashkëpunim

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *