Home / Lajme / Maqedoni / Meta – Veljanovski: Faktori shqiptar rol kyç në Maqedoni

Meta – Veljanovski: Faktori shqiptar rol kyç në Maqedoni

Tiranë, 12 dhjetor – Faktori shqiptar në Maqedoni përbën rol kyç në integrimin dhe stabilitetin e shtetit të Maqedonisë.

Këtë mendim të përbashkët ndanë së bashku Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe homologu maqedonas, Trajko Veljanoski gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë.

“Ne shohim me prioritet marrëdhëniet me Maqedoninë dhe falë faktorit shqiptar atje që është një faktor i rëndësishëm stabiliteti për Maqedoninë dhe rajonin. Dhe absolutisht roli i faktorit shqiptar në Maqedoni mbetet kyç dhe pozitiv për stabilitetin e integrimin e Maqedonisë dhe besoj se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit do ndihmojë akoma më shumë në këtë drejtim”, u shpreh Meta.

“Këtë doja të shprehja dhe unë, mendoj se pjesëtarët e bashkësisë shqiptare dhe ata të etnive të tjera janë me rëndësi në vend, dhe shteti i Maqedonisë ka kontribut të madh në marrëdhëniet ndëretnike”, deklaroi kryeparlamentari shqiptar.

Sa i përket integrimit të Maqedonisë dhe rolit të Shqipërisë në këtë çështje, Meta siguroi se “po të ishte në dorë të Shqipërisë, Maqedonia do të ishte vend anëtar i NATO s”. Sipas tij, Maqedonia gëzon gjithë mbështetjen e Shqipërisë prej dy dekadash dhe do vijojë ta gëzojë këtë mbështetje”.

Nga ana e tij, kryeparlamentari Veljanovski ka vlerësuar ftesën e bërë që sipas tij, dëshmon, një rrugë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Mundësi që të shprehim gatishmëri për vazhdimin e raportit pozitiv, ndërkohë që sukseset e ndërsjella të jenë shembull për marrëdhënie të mira fqinjësore. Unë si kryetar i Kuvendit, kolegut tim Meta, para kohe ia urova marrjen e statusit kandidat në BE, sepse mendoj se kjo është një gjë e merituar”, tha kryetari i Parlamentit të Maqedonisë.

I pyetur rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Kuvendin e Maqedonisë, Veljanoski garantoi se deputetët dhe ministrat shqiptarë mund të flasin shqip.
“Deputetët të flasin shqip dhe ministrat mund të flasin shqip, nuk ka pengesa”, deklaroi Veljanovski.

Kryetari i Parlamentit Shqiptar, Ilir Meta theksoi gjithashtu se reforma për ndarjen administrative në Shqipëri është e vonuar, por theksoi se kjo reformë nuk cenon minoritetin, por se reforma do të jetë gjithëpërfshirëse nën asistencën e BE, duke shtuar se nuk do të cenohet në asnjë rast përfaqësimi i pakicave në Shqipëri.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *