Home / Lajme / Maqedoni / Mexhiti: Ishim prezent kur u tentua rrënimi i Car Dushanit

Mexhiti: Ishim prezent kur u tentua rrënimi i Car Dushanit

10 dhjetor-Nuk e përgënjeshtrojmë këtë. Këtu jemi dhe nuk fshihemi, por fillimisht gjeni se kush porositi dhe vendosi këtë përmendore dhe pastaj ne do të themi qëndrimin tonë”, theksoi Mexhiti për gazetën “Dnevnik”, tre ditë pas tentimit për të rrënuar përmendoren, e cila nxiti reagimin e shqiptarëve në Maqedoni.

Kryetari i komunës së Çairit dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti ka theksuar se ka qenë i pranishëm bashkë me ministra dhe deputetë nga Shkupi në tentimin për të rrënuar përmendoren e Car Dushanit. “Kemi qenë atë natë kur u tentua rrënimi i përmendores së Car Dushanit.

Nuk e përgënjeshtrojmë këtë. Këtu jemi dhe nuk fshihemi, por fillimisht gjeni se kush porositi dhe vendosi këtë përmendore dhe pastaj ne do të themi qëndrimin tonë”, theksoi Mexhiti për gazetën “Dnevnik”, tre ditë pas tentimit për të rrënuar përmendoren, e cila nxiti reagimin e shqiptarëve në Maqedoni.

Lidhur me çështjen e përmendores së Car Dushanit sot do të diskutojnë organet më të larta partiake të BDI-së në mbledhjen e caktuar në Tetovë. Nga kjo mbledhje pritet një deklaratë zyrtare, e cila do të bëj të ditur qëndrimin e kësaj partie.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *