Home / Lajme / Maqedoni / Miratohet buxheti i komunës, PDSH kundër (VIDEO)

Miratohet buxheti i komunës, PDSH kundër (VIDEO)

Tetovë, 26 dhjetor – Buxheti për vitin 2014 do të afër 27 milion euro ndërsa në këtë buxhet nuk janë përfshirë mjetet për ndërtimin e ujësjellësit të cilët mbulohen nga pushteti qendror. Gjegjësisht në këtë pikë parashihet që brenda dy viteve të hapet bulevardi “Bllagoja Toska” dhe ndërtimi i ujësjellësit.

Me 19 vota pro, 7 kundër dhe asnjë të përmbajtur këshilli i komunës së Tetovës ka miratuar të enjten buxhetin për vitin 2014. Buxheti i vitit 2014 sipas kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi, është më shumë zhvillimor në aspektin infrastrukuror të qytetit dhe vendeve rurale.

Ndërkaq, kundër buxhetit kanë votuar këshilltarët e Partisë Demokratike Shqiptare, të cilët pas debatit të cilin e cilësuan si konstruktiv, e ndërprenë të njejtin pasi që siç tha Durim Luma koorindator i grupit të këshilltarëve konstruktiviteti i tyre nuk hasi në mirëkuptim. Vërjetjet e këshilltarëve të PDSH-së, kishin të bëjnë me uljen e rrogave të administratës dhe zvogëlimin e buxhetit sa i përket mbrojtjes sociale.

”Ne si grup i këshilltarëve kem qenë konstruktiv gjatë këtij debati duke dhënë sqarime me shifra konkrete të cilët i prezantoi kolegu Bardhyl Dauti. Në debat ne vetëm kërkuam sqarim se pse ulen rrogat dhe pse ka reduktim të mjeteve sa i përket mbrojtjes sociale. Megjithatë kjo u kuptua si ofendim nga ana këshilltarëve të shumicës prandaj ne nuk do të përkrahim këtë buxhet dhe nuk do të debatojmë më tej”, tha Durim Luma, njofton TV KOHA

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, tha se ulja e pagesës së rrogave bëhet në bazë të ligjit ndërsa ka theksuar mbrojtja sociale do të jetë në agjendën e komunës për vitin e ardhshëm.“Ne kemi dhënë sqarime se nuk bëhet fjalë për ulje të rrogës por harmonizim të së njejtës me nëpunësit tjerë në bazë të ligjit. Ne si komunë normalisht se edhe në mbrojtjen sociale do të kujdesemi dhe mendoj se në buxhetin e vitit të ardhshëm do të kemi përkujdesje ndaj kësaj kategorie” tha Teuta Arifi, transmton TV KOHA.

Mbështetje buxhetit për vitin 2014 i kanë dhënë këshilltarët e Bashkimi Demokratik për Integrim, të cilët theksuan se ky buxhet është zhvillimor në aspektin e infrastrukturës së qytetit. Ndryshe, buxheti për vitin 2014 do të afër 27 milion euro ndërsa në këtë buxhet nuk janë përfshirë mjetet për ndërtimin e ujësjellësit të cilët mbulohen nga pushteti qendror. Para miratimit të buxhetit është miratuar edhe plan programa për zhvillimin e komunës së Tetovës për vitin 2014. Gjegjësisht në këtë pikë parashihet që brenda dy viteve të hapet bulevardi “Bllagoja Toska” dhe ndërtimi i ujësjellësit. Edhe në këtë pikë të rendit të ditës vërejtje kishin këshilltarët e PDSH-së të cilët kërkuan që në këtë plan program të parashihen mjetet për eksproprijimin e tokës ndërtimore dhe zhdëmtimin e pronarëve gjatë hapjes së kësaj rruge. Nga ana e sektorit për komunikacion u dha sqarime se në seancën e radhës do të jepen detajet e këtij projekti sa i përket eksproprijimit. “Ne nuk jemi kundër këtij projekti që të hapet bulevardi “Bllagoja Toska” sepse jemi për një qytet të zhvilluar në aspektin infrastrukturor. Megjithatë në sqarim nuk është dhëën arsyetim për eksproprijimin e tokës. Dihet se në atë zonë ka shtëpi të cilët duhet të rënohen dhe të zhdëmtohen banorët. Prandaj është e udhës që edhe ky aspekt të jetë i përfshirë”, tha Durim Luma, nga PDSH-ja, infomron Tv KOHA.

Megjithatë nga ana e Hysein Demirit u tha se në seancën e ardhëshme do të jepen sqarimet e detajuara për këtë projekt. “Dihet se çmimi për eksproprijimin vendoset nga ana e agjencioneve që merren me këtë patundëshmëritë dhe në seancën e ardhëshme do të keni raport të detajuar se sa shtëpi do të rënohen” tha Demiri.

Ndërkohë që në ekspozenë e saj, kryetarja e komunës së Tetovës tha se janë vendosur bazat e punës transparente dhe të përgjegjëshme të organeve të komunës dhe administratës komunale dhe jemi në përfundim të procesit të riorganizimit të administratës së komunës. Procedurat e tenderimit dhe dhënies së lejeve dhe dokumenteve që i jep komuna sot janë transparente dhe të bazuara në legjislacionin vendor. Ne krahas kësaj edhe në vitin e ardhshëm do ti japim rëndësi aspektit zhvillimor të infrastrukturës në qytet dhe në vendet rurale”, tha Arifi.

Ndryshe, në buxhetin e vitit 2014 janë reduktuar mjetet e kryetares së komunës së Tetovës nga 20 milion në 10 milion denarë, dhe këta mjete do të destinohen për aktivitete kulturore.Ndërkaq, që krahas mjeteve për ndërtimin e ujësjellësit të Tetovës nga ana e pushtetit qendror në vlerë prej 39 milion denarëve, poashtu për ndërtimin e stacionit të filtrimit janë paraparë mjete në vlerë prej 1 milion e gjysëm euro, kredi nga Banka Evropiane për Zhvillim. Buxheti i vitit 2014 është i përafërt me atë të vitit 2013 dhe ka një rritje shumë të vogël.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *