Home / Lajme / Maqedoni / Mjegulla e ka vështirësuar qarkullimin

Mjegulla e ka vështirësuar qarkullimin

24 dhjetor-Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës ka në Kumanovë deri në 100 metra, Shkup dhe Petrovec 50 metra, Kula deri në 100 metra Negotinë 50 metra, Demir Kapi 100 metra dhe Saramzalinë deri në 100 metra, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Mjegulla edhe sot është arsye për uljen e dukshmërisë në disa rrugë në vend, si dhe e ka vështirësuar orientimin e fluturimeve nga aeroporti i Shkupit.

Vazhdon anulimi i fluturimeve të parashikuara dhe aterimeve në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, ndërsa një pjesë janë riorientuar në aeroportin e Ohrit dhe të Sofjes.

Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës ka në Kumanovë deri në 100 metra, Shkup dhe Petrovec 50 metra, Kula deri në 100 metra Negotinë 50 metra, Demir Kapi 100 metra dhe Saramzalinë deri në 100 metra, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Qarkullimi në të gjitha rrugët në Maqedoni zhvillohen pa ndalesa dhe në disa vende në rrugë të lagështa. Për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e ngricave në vendet më të larta malore dhe ku nuk bie dielli.Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë,Koçan-Delçevë dhe Berovë – Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *