Home / Lajme / Maqedoni / Mjegulla mban të bllokuar Aeroportin e Shkupit

Mjegulla mban të bllokuar Aeroportin e Shkupit

19 Sipas shërbimeve të aeroportit, në mbrëmje janë pezulluar të gjitha fluturimet dhe aterimet në këtë aeroport, për shkak të mjegullës së dendur. Të gjithë avionët me udhëtarë që kanë si destinacion Shkupin janë urdhëruar për të ateruar në Ohër ose në Sofje.

Mjegulla e dendur edhe sot në mëngjes ka mbajtur të bllokuar Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup.

Sipas shërbimeve të aeroportit, kanë vazhduar të anulohen fluturimet dhe aterimet. Prej mbrëmë janë anuluar fluturimet nga Zagrebi dhe Stambolli, Vjena dhe Ajdhoven, duke i dedikuar për aterim në Aeroportin e Sofjes.
Ndërsa aeroplanët nga Cyrihu, Dizeldorfi dhe Lubjana janë urdhëruar për të ateruar në Ohër.
Sipas shërbimeve të aeroportit, në mbrëmje janë pezulluar të gjitha fluturimet dhe aterimet në këtë aeroport, për shkak të mjegullës së dendur. Të gjithë avionët me udhëtarë që kanë si destinacion Shkupin janë urdhëruar për të ateruar në Ohër ose në Sofje.

Sipas Institutit të Meteorologjisë në Shkup, në mbrëmje është regjistruar mjegull dhe ajër skajshmërisht i dendur, ndërsa shikueshmëria nëpër rrugë është më pak se 50 metra. Auto – Moto Lidhja e Maqedonisë ka rekomanduar për kujdes gjatë udhëtimit në destinacionin e autostradës Shkup – Veles dhe Shkup – Kumanovë. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *