Home / Lajme / Maqedoni / Nata e vitit të ri në mënyrë festive në sheshin Iliria (VIDEO)

Nata e vitit të ri në mënyrë festive në sheshin Iliria (VIDEO)

30 dhjetor-Në ndërkohë nga komuna e Tetovës kanë bërë të ditur se nesër programi për festimin e ndrrimit të motmoteve do të fillojë në qendër të Tetovës. Me fillim në ora 13:00 në sheshin Iliria në Tetovë do të mbahet manifestimi i Vitit të Ri për fëmijë dhe të rinj, ku në skenën festive do të performojnë fëmijët nga festivali për fëmijë “Bletëzat” dhe “Jabolçinja” nga Tetova, transmeton Tv KOHA.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi me rastin e fund vitit vizitoi fëmijët e shtruar në repartin e pediatrisë pranë spitalit klinik të Tetovës me çrast ajo ndau edhe dhurata për fëmijët e sëmurë në këtë repart .Ajo u shpreh e gëzuar që vizitoi këta fëmijë dhe ndau dhurata për ato duke I bërë të ndjehen të lumtur. Ajo gjithashtu shfrytëzoi rastin që tua uroj edhe festën e vitit të ri, njofton Tv KOHA.

Kryetarja Arifi gjatë ditës së sotme poashtu qëndroi edhe në Çerdhen e fëmijëve në Potok dhe në paralelet speciale në Qendrën ditore.
Në ndërkohë nga komuna e Tetovës kanë bërë të ditur se nesër programi për festimin e ndrrimit të motmoteve do të fillojë në qendër të Tetovës. Me fillim në ora 13:00 në sheshin Iliria në Tetovë do të mbahet manifestimi i Vitit të Ri për fëmijë dhe të rinj, ku në skenën festive do të performojnë fëmijët nga festivali për fëmijë “Bletëzat” dhe “Jabolçinja” nga Tetova, transmeton Tv KOHA.

Ky manifestim është i planifikuar të zgjas deri më ora 14:30 kur në shesh do të arrijë Babagjyshi i Vitit të Ri, i cili të vegjëlve do t’ua uron Vitin e Ri dhe do t’ju shpërndaj pako me dhurata. Planifikohet të bëhet furnizim i përgjithshëm I 600 pakove me dhurata për fëmijëve.Në ndërkohë pjesa e dutë do të fillojë në orën 20 e 30 minuta, ku në sheshin Iliria organizimi i koncertit të Vitit të Ri ku do të marrin pjesë artistët High control, XXL bend, Artan Bakija dhe orkestri, si dhe Makijato bend, bën të ditur Tv KOHA.

Me pritjen e Vitit të Ri është planifikuar edhe fishekzjarr i madh i cili do të shërbej denjësisht të pritet dhe shënohet ky Vit i Ri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *