Home / Lajme / Maqedoni / Ndalohet një grup që tentonte t’i afrohej Car Dushanit (VIDEO) (FOTO)

Ndalohet një grup që tentonte t’i afrohej Car Dushanit (VIDEO) (FOTO)

Shkup, 13 dhjetor – Një grup qytetarësh shqiptarë sot në mesditë sërish kanë tentuar që ti ofrohen përmendores së Car Dushanit me qëllim të rrënimit të saj.

Një grup qytetarësh shqiptarë sot në mesditë sërish kanë tentuar që ti ofrohen përmendores së Car Dushanit me qëllim të rrënimit të saj.

Por ky grup është ndaluar nga ana e njësiteve policore, të cilët nuk kanë lejuar depërtimin afër kësaj përmendoreje.

Siç bëhet e ditur, policia ka ndaluar një person të moshuar me çekan në një qese dhe me një flamur kombëtar, i cili synonte që sërish t’i ofrohej përmendores dhe të tenton goditjen e saj.

Ndërkohë, forca të mëdha policore sot kanë qëndruar në pjesën qendrore të Shkupit, duke përfshirë edhe njësitet speciale. Prania e tyre ishte bërë pas paralajmërimeve për mundësinë e organizimit të protestave dhe tentimit për të shkuar tek përmendorja e Car Dushanit, nga grupime të qytetarëve shqiptarë. Në shesh janë parë dhjetëra njësite speciale me makina të blinduara dhe topa me ujë, të përgatitur për mundësinë e ndonjë proteste.

Nga MPB-ja për mediat maqedonase kanë theksuar se prania e shtuar ka qenë për shkak të mundësisë së ndonjë proteste pas faljes së xhumasë dhe kjo ishte bërë për shkak të praktikave në të kaluarën kur u mbajtën protesta në Shkup.





Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *