Home / Lajme / Maqedoni / Ndotja e ajrit rrit numrin e pacientëve në spital (VIDEO)

Ndotja e ajrit rrit numrin e pacientëve në spital (VIDEO)

Tetovë, 26 dhjetor – Për afro 20 për qind është rritur numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore në shtëpinë e shëndetit në Tetovë.

Shkaku i ajrit të ndotur, të cilët kryesisht ankohen nga problemet me frymëmarrjen dhe organet respiratore. Është shprehur kështu, mjeku amë në shtëpinë e shëndetit në Tetovë, Bekim Ismaili, i cili më tej ka porositur pacientët që vuajnë nga organet respiratore të mos dalin aspak në këtë ambient, por se të dërgojnë librezat e tyre përmes familjarëve për të ua përshkruar barnat.

“ Shkaku I ndotjes së ajrit që ditëve të fundit e kemi ne në qytetin tonjë, është sado pak i rritur numri I pacientëve që kërkojnë ndihmë edhe atë apostafat shkaku i ndryshimit të ajrit, ndotjes së ajrit dhe vijnë më tepër ata pacientë që vuajnë nga sistemi respirator dhe kardiovaskular por nuk do të thotë se kjo nuk i tangon apo i prek edhe pacientët tjerë sidomos fëmijët dhe pleqët të cilët nuk kanë ndonjë problem respirator mirëpo shkaku i ndotjes së ajrit vijn deri te ndonjë komplikim apo përkeqësim i gjendjes shëndetësore dhe vijnë tek ne për të kërkuar ndihmë.”

Banorët shprehen tejet të shqetësuar për ndotjen e madhe të ajrit. Ata kërkojnë nga institucionet përkatëse që të marrin masa urgjente dhe jo të merren me paralajmërime që do bëjnë diçka.

Me ankesa të shumëta ditëve të fundit kanë dalë edhe shoqatat ekologjike të Tetovës, të cilat shprehin shqetësimet e veta për ndotjen e ajrit që si duket, ditëve të fundit ka arritur kulmin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *