Home / Lajme / Maqedoni / Në 2014 s`pritet zgjidhje të kontestit të emrit

Në 2014 s`pritet zgjidhje të kontestit të emrit

4 dhjetor-
Edhe evrodeputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pak ka ftuar vendet anëtare të BE-së që të ndihmojnë procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit dhe një Samitin e ditëve të ardhshme të Këshillit Evropian të ketë një vendim konkret për procesin evrointegrues të Maqedonisë. “Maqedonia ka ngecur në procesin evrointegrues dhe andaj duhet thirrur Këshilli Evropian që të gjejë mënyrë për të dalur nga kjo situatë”, theksoi evrodeputetja Doris Pak.

Vitin e ardhshëm nuk do të ketë zgjidhje të kontestit të emrit, duke pasur parasysh presidencës greke me BE-në dhe zgjedhjet brenda BE-së.

Se kjo çështje nuk do të ndodhë dhe nuk do të ketë vendime të rëndësishme nga Bashkimi Evropian, kanë paralajmëruar edhe zyrtarë të lartë të BE-së dhe vendeve anëtare.

Ministri i jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak ka theksuar se vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet në BE dhe se nuk priten vendime të rëndësishme për procesin e zgjerimit dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Vitin e ardhshëm kemi zgjedhje në BE dhe do të jemi të përballur me probleme të brendshme, që nuk priten vendime fundamentale që duhet të miratohen”, ka theksuar Lajçak.

Edhe evrodeputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pak ka ftuar vendet anëtare të BE-së që të ndihmojnë procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit dhe një Samitin e ditëve të ardhshme të Këshillit Evropian të ketë një vendim konkret për procesin evrointegrues të Maqedonisë. “Maqedonia ka ngecur në procesin evrointegrues dhe andaj duhet thirrur Këshilli Evropian që të gjejë mënyrë për të dalur nga kjo situatë”, theksoi evrodeputetja Doris Pak.

Por gjasat për të mos pasur sinjale pozitive për kontestin e emrit janë edhe në raportin me rolin e Greqisë në BE, pasi që nga janari i 2014, ky vend fqinj do të ketë presidencën me BE-në dhe se vështirë pritet të ketë vendime pozitive sa i përket zgjidhjes së kontestit të emrit dhe zhbllokimit të procesit evrointegrues. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *