Home / Lajme / Maqedoni / Në Kuvend vazhdon debati për Propozim-buxhetin për vitin 2014

Në Kuvend vazhdon debati për Propozim-buxhetin për vitin 2014

18 dhjetor-Deputetët, siç është paralajmëruar, duhet të diskutojnë edhe për propozim-ligjet për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim për bashkëpunim në shëndetësi midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit dhe të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Rumanisë për bashkëpunim në sferën e arsimit, shkencës, kulturës, mas-mediave, të rinjve dhe sportit.

Në Kuvend sot vazhdon seanca e 80-të në të cilën do të debatohet për propozim buxhetin e plotësuar të Republikës së Maqedonisë.

Deputetët pritet të prononcohen edhe për Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor në Afganistan në përbërje të forcave ndërkombëtare për mbështetjen e sigurisë së Afganistanit – ISAF, por propozimin për përzgjedhjen e anëtarit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë si dhe për propozim-vendimet për publikimin e konkursit për emërimin e një anëtari të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë me marrëdhënie pune të shkallës së dytë si dhe për publikimin e shpalljes për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për verifikimin e fakteve.

Deputetët, siç është paralajmëruar, duhet të diskutojnë edhe për propozim-ligjet për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim për bashkëpunim në shëndetësi midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit dhe të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Rumanisë për bashkëpunim në sferën e arsimit, shkencës, kulturës, mas-mediave, të rinjve dhe sportit.

Në rend dite të seancës kuvendore janë edhe më shumë pika të tjera në mesin e të cilave edhe propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale, të Ligjit për marrëdhënie pune, të Ligjit për tatimin personal të të ardhurave, të Ligjit doganor, të gjitha në leximin e dytë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *