Home / Lajme / Maqedoni / Në operacionin e policisë turke u gjetën para të destinuara për në Maqedoni

Në operacionin e policisë turke u gjetën para të destinuara për në Maqedoni

24 dhjetor-
Asllan ka theksuar se paratë në shtëpinë e tij ishin sjellë nga djali i deputetit Husein Burge, që është kryetar i Fondacionit dhe themelues i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik në Maqedoni dhe se ai i kishte thënë se këto para do ti dorëzonte donacion për universitetin dhe shkollat e tjera fetare në Maqedoni.

Në operacionin e policisë turke në Stamboll janë gjetur një sasi parash që ishin destinuar për në Maqedoni.

Rreth 2 milion euro u gjetën nga policia turke gjatë bastisjes së shtëpisë së drejtorit gjeneral të bankës turke “Halbank”, Sulejman Asllan, i cili javën e kaluar u arrestua në operacionin policor për mitmarrje në Turqi, transmeton Plusinfo.

Asllan ka theksuar se paratë në shtëpinë e tij ishin sjellë nga djali i deputetit Husein Burge, që është kryetar i Fondacionit dhe themelues i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik në Maqedoni dhe se ai i kishte thënë se këto para do ti dorëzonte donacion për universitetin dhe shkollat e tjera fetare në Maqedoni. Këto para duhej të shkonin përmes Halkbank, sepse sipas Asllan në forma tjera nuk mund të dërgoheshin për shkak të pengesave ligjore.

Policia gjatë operacionit dhe bastisjes së shtëpisë së Asllan ka gjetur 4,5 milionë dollarë të fshehura në kuti të këpucëve.

“Për shkak të pamundësisë të transferimit të parave në Maqedoni, ato mbetën tek unë në shtëpi. Nëse do t`i lija në bankë, duhet të nënvizoja se në çfarë emri duhet të llogariteshin dhe përse. Andaj paratë i kam ruajtur në shtëpi. Një pjesë të parave rreth 950 mijë euro arritëm me vështirësi ti dërgojmë në Maqedoni, ndërsa pjesa tjetër prej 1 milionë euro mbeti në shtëpinë time dhe tani janë konfiskuar”, ka theksuar drejtori gjeneral i Halkbank.

Banka e njohur turke që ka filialin në Maqedoni akuzohet edhe për transferime dhe transaksione të paligjshme të parave me Iranin, edhe pse në fuqi është një embargo ndërkombëtare e vendosur nga SHBA.

Gjatë operacionit të arrestimeve në Turqi janë ngritur akuza ndaj 24 personave, mes tyre edhe kundër djemve të ministrave të Punëve të Brendshme, Ekonomisë dhe djalit të drejtorit gjeneral të Halkbank. Kryeministri Turk Rexhe Taip Erdogan theksoi se Halkbank është cak i një komploti ndërkombëtar dhe se banka sipas tij kishte stopuar transaksionet me Iranin që nga 10 qershori kur SHBA kishte vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit. Erdogan paralajmëroi rekonstruim të Qeverisë, pas tensioneve dhe hetimeve për korrupsion në nivelet e larta.

Ministri i Brendshëm, Muamer Guler dje ofroi dorëheqjen pas arrestimeve për korrupsion. Policia turke në kuadër të operacionit të saj arrestoi dhjetra persona të afërt me Erdogan, ndërsa Qeveria ndrroi 70 inspektorë policor me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *