Home / Lajme / Maqedoni / Në Shkup 11 aksidente trafiku, janë lënduar tetë persona

Në Shkup 11 aksidente trafiku, janë lënduar tetë persona

13 dhjetor-Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka kryer kontroll të shpejtësisë së lëvizjes të automjeteve që janë sanksionuar 17 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë. Prej tyre pesë kanë ecur me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vend të banuar.

Në Shkup në 24 orëshin e kaluar janë regjistruar 11 aksidente trafiku, prej të cilave katër janë vetëm dëm material, në dy aksidente pjesëmarrësit kanë marrë lëndime më të rënda trupore, derisa te pesë fatkeqësitë e komunikacionit me lëndime më të lehta janë gjashtë persona – dy shoferë të automjetit motorrike të udhëtimit, një bashkudhëtarë, dy këmbësorë dhe një motoçiklist.

Aksidenti i parë ka ndodhur në orën 2 e 55 minuta pas mesnate në bulevardin “Sllovenia” para udhëkryqit me bulevardin “Makedonska Kosovska Brigada”, dhe rruga “Bosnja e Hercegovina”. Në aksident kanë marrë pjesë automjeti motorrik “ford”, me targa të Ohrit, i drejtuar nga një qytetar i Shkupit. E ka humbur kontrollin mbi timonin, ka dalë me automjetin jashtë anës së djathtë të trotuareve, ka goditur në dy shtylla elektrike dhe në mur të betonit nga një objekt në ndërtim dhe është përmbysur disa herë. Lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i automjetit motorrik i udhëtimit i cili me automjet tjetër është transferuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

Fatkeqësia e dytë ka ndodhur në orën 15 e 10 minuta në udhëkryqin e bulevardit “Jane Sandanski” dhe rruga e shërbimit e cila e lidh bulevardin me ndërtesë banesore përballë QT “Tri biseri”. Kanë marrë pjesë tre automjete motorrike “golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga një qytetar i Shkupit me automjetin “pezho” me targa të Kumanovës i drejtuar nga një qytetar i Kriva Pallankës dhe automjeti “golf” me targa të Shkupit i vozitur nga një qytetar i Shkupit. Lëndime të rënda trupore ka marrë një shofer i cili me automjet tjetër është transferuar në SPQ “8 Shtatori” ku është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë dy shoferë dhe tre bashkudhëtarë.

Sipas evidentimit të policisë së trafikut, kanë ndodhur edhe katër aksidente trafiku me dëm të vogël material për të cilat është plotësuar raport evropian.

Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka kryer kontroll të shpejtësisë së lëvizjes të automjeteve që janë sanksionuar 17 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë. Prej tyre pesë kanë ecur me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vend të banuar.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e nëpunësve policorë, ndërsa me ndihmë të automjetit special “karrotrec” janë larguar 57 automjete të cilët nuk janë parkuar në mënyrë të ligjshme.

Për sot nuk ka njoftime për ngjarje të jashtëzakonshme. Pritet zhvillim vijues i komunikacionit

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *