Home / Lajme / Maqedoni / Në Shkup 11 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

Në Shkup 11 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

3 dhjetor-Në 24 orët e fundit janë ndërmarrë 30 masa për shoferë, prej tyre për tetë persona të cilët kanë drejtuar automjete pa patent shoferë, për 10 shoferë të cilët nuk kanë shfrytëzuar rrip sigurimi dhe 12 shoferë e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjeteve.

Gjatë natës së kaluar në Qytetin e Shkupit janë evidentuar 11 aksidente trafiku, prej të cilave asnjë nuk është me pasoja më të rënda.

Policia e trafikut ka kryer ekspertizë në shtatë aksidente trafiku, prej tyre katër janë me dëme materiale, tre me lëndime trupore, në të cilat lëndime të lehta trupore kanë marrë dy shoferë të automjeteve motorike dhe një këmbësor.

Sipas evidentimit të policisë së trafikut, kanë ndodhur edhe katër aksidente me dëme të vogla komunikacioni, për të cilat është plotësuar Raporti Evropian.

Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme në pikëpamje të gjendjes së aparateve dhe pajisjeve të automjeteve zbuloi nëntë automjete të parregullta, ndërsa sanksionoi 10 shoferë të cilët i kanë drejtur automjetet pas skadimit të lejes së qarkullimit.

Në 24 orët e fundit janë ndërmarrë 30 masa për shoferë, prej tyre për tetë persona të cilët kanë drejtuar automjete pa patent shoferë, për 10 shoferë të cilët nuk kanë shfrytëzuar rrip sigurimi dhe 12 shoferë e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjeteve.

Janë ndërmarrë masa edhe për shtatë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe, për 18 shoferë të cilët në mënyrë të paligjshme i kanë parkuar automjet e tyre në stacionet e autobusëve dhe vendkalimet për këmbësor në zonë udhëkryqi.

Me automjet special “kaçubet” janë larguar 79 automjete të cilat kanë qenë të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe e kanë penguar zhvillim normal të komunikacionit.

Policia e trafikut sot do të ndërmarrë masa për kundërvajtje, të cilat më shpesh i kryejnë shoferët si mosdhënie përparësi për kalim të këmbësorëve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, ndërsa gjithashtu do të ndërmerren edhe masa kundërvajtje të cilat i bëjnë këmbësorët.

Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në trafikun rrugor sot do të realizojë aktivitete edukative në SHF “Goce Dellçev” në Ilinden me nxënësit e klasës së dytë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *