Home / Lajme / Maqedoni / Në Tiranë shënohen 20 vite nga marrëdhëniet diplomatike midis Maqedonisë dhe Shqipërisë

Në Tiranë shënohen 20 vite nga marrëdhëniet diplomatike midis Maqedonisë dhe Shqipërisë

13 dhjetor- “Tani veçmë po kalojnë në një lloj tjetër marrëdhëniesh, ndërsa ajo është në suazat e bashkëpunimit rajonal”, tha Jakupi. Ajo që është më e rëndësishme, sipas tij, është që Maqedonia ka edhe një partner në NATO, ndërsa Shqipëria ka partner sa i përket proceseve eurointegruese

Marrëdhëniet midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë gjatë njëzet viteve të kaluara vazhdimisht thellohen dhe asnjëherë nuk kanë qenë më të mira, ndërsa qëllimi i të dy vendeve është hyrja në familjen evropiane. Midis sfidave mbetet respektimi i të drejtave të bashkësive etnike, të asaj maqedonase në Shqipëri dhe asaj shqiptare në Maqedoni.

Këtë vlerësim të përgjithshëm, njoftoi raportuesi i MIA-s nga kryeqyteti shqiptar, e theksuan politikanë aktualë dhe të mëparshëm nga të dy vendet në pritjen e mbrëmshme në Tiranë në shënimin e 20-vjetorit nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Në pritjen, e organizuar nga Ambasada e Maqedonisë në Tiranë, morën pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski, i cili është për vizitë zyrtare në Shqipëri, kolegu i tij shqiptar Ilir Meta, ministri aktual i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Ditmir Bushati, ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, funksionarë të tjerë në qeverinë shqiptare, përfaqësues të korit diplomatik dhe të shoqatave dhe partive të maqedonasve në këtë vend.

“Këtë muaj po mbushen 20 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Maqedonisë dhe Shqipërisë që është rast i shkëlqyeshëm të përkujtohemi në të punuarën dhe të arriturën, por edhe të shfaqin gatishmëri për avancimin plotësues të marrëdhënieve të përgjithshme midis dy shteteve me nderim dhe respektim të veçantë”, theksoi në fjalimin e rastit Veljanoski.

Kryetari i Parlamentit shqiptar Meta tha se të dy vendet duhet të mbështeten mes vete dhe se kjo është rruga e vetme që të ecet përpara për prosperitetin e Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe qytetarëve të tyre.

Ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve konsiderohen si të shkëlqyeshme.

“Këtë kam pasur rastin ta konstatoj hap pas hapi, qoftë si president i shtetit, qoftë si politikan. Jam i bindur se këto marrëdhënie janë tradicionale dhe se Maqedonia dhe Shqipëria një ditë do të jenë pjesë e familjes evropiane dhe strukturave euroatlantike”, thotë Topi. Këto marrëdhënie dhe njohjet e tij që i ka fituar me politikanë nga Maqedonia, theksoi ai, janë shumë njerëzore dhe të liruara nga paragjykimet të cilat i kemi pasur në të kaluarën.

Marrëdhëniet midis dy vendeve për ish-ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme Paskal Milo asnjëherë nuk kanë qenë më të mira gjatë këtyre njëzet viteve, megjithatë çdoherë ka hapësirë që ato të jenë edhe më të mira. “Marrëdhëniet mund të përmirësohen në të gjitha sferat. Nuk kami çështje të hapura. Gjëja e vetme që është në axhendën e Shqipërisë është çështja e respektimit të bashkësisë shqiptare në Maqedoni, dhe realizimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit”, tha Milo. Unë jam, shtoi ai, për respektimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe të bashkësive, të asaj maqedonase dhe shqiptare. “Respektimi i marrëdhënieve ndëretnike në fakt do të jetë gjëja më e mirë që mund të bëhet për të dy vendet”, konsideron Milo.

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë Nexhati Jakupi, i cili ishte pjesë e delegacionit parlamentar që e shoqëronte Veljanoskin në vizitën zyrtare në Tiranë, deklaroi se marrëdhëniet midis dy vendeve çdoherë kanë qenë në progres. “Tani veçmë po kalojnë në një lloj tjetër marrëdhëniesh, ndërsa ajo është në suazat e bashkëpunimit rajonal”, tha Jakupi. Ajo që është më e rëndësishme, sipas tij, është që Maqedonia ka edhe një partner në NATO, ndërsa Shqipëria ka partner sa i përket proceseve eurointegruese. “Ne mundemi t’i ndihmojmë Shqipërisë që të mund t’i përmbushë gjithë ato kritere të cilat vetëvetiu i bart statusi i kandidatit”, tha Jakupi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *