Home / Lajme / Maqedoni / Nënqielli shqiptar u pasurua edhe me një doktor të shkencave të mjekësisë

Nënqielli shqiptar u pasurua edhe me një doktor të shkencave të mjekësisë

1 dhjetor-Ka marrë pjesë në shumë simpoziume dhe kongrese në vend dhe jashtë, ndërsa ka qenë moderator dhe anëtar i këshillit organizativ të kongresit të parë ballkanik të Urologjisë. Është autor dhe koautor i mbi 50 studimeve shkencore profesionale në fushën e urologjisë dhe shkencave të mjekësisë.

Me datë 29.11.2013 në ora 11.00 në amfitetrin e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë pranë Univerzitetit “Shën Kirili dhe Metodi” Dr. Skender Saidi e mbrojti temën e doktoraturës “ Ndërlidhja e ekspresionit të gjeneve UHRF1, p53 dhe jostabilitetit mikrosatelit me fenotipin e karcinomës së fshikës urinare”, dhe e morri titullin doktor i shkencave mjekësore.

Skender Saidi është i lindur në 13.06.1967 në Tetovë, ku edhe e ka kryer shkollën fillore dhe të mesmen. Në vitin 1992 ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Nga vitin 2000 e kreu specializimin në fushën e Urologjisë dhe më pas u punësua si specialist urolog në Klinikën Universitare për Urologji, ku punon edhe tash. Magjistarturën në fushën e Urologjisë e mbaroi në vitin 2009 me mbrojtjen e temës: “ Evaluimi i vlerës së ekspresionit të proteinës p53 në ekstenzionin ekstrakapsular të karcinomit të prostatës” nën mentorimin e Akad. Prof. Zhivko Popov’it. Të njëjtin vit e ka regjistruar edhe doktoraturën.

Dr. Skenderi që nga viti 2002-2012 ka qëndruar me qëllime edukative dhe kulaifikuese në institucione me renome jashtë vendit në fushat e endourologjisë, metodave minimale invazive urologjike, ultrasonografinë intervente, nefrektominë laparaskopike gjatë transplantmit të veshkës etj. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume dhe kongrese në vend dhe jashtë, ndërsa ka qenë moderator dhe anëtar i këshillit organizativ të kongresit të parë ballkanik të Urologjisë. Është autor dhe koautor i mbi 50 studimeve shkencore profesionale në fushën e urologjisë dhe shkencave të mjekësisë.

Komisioni për mbrojtje i caktuar nga udhëheqësia e fakultetit të mjekësisë ishte në përbërje: Akademik Prof.dr. Zhivko Popov (mentor), Prof. dr. Nikolla Jankullovski(dekan), Prof. dr. Aleksandar Stavridis(kryetar), Prof.dr. Gordana Petrushevska (anëtar) dhe Prof.dr. Sasho Panov(anëtar).

Mbrojtja u zhvillua brenda sallës së mbushur përplot me mjekë, intelektualë dhe të interesuar për temën e sipërpërmendur dhe në një atmosferë tejet shkencore. Dr. Skender Saidi e elaboroi brenda 40 minutave temën e tij të punuar në përmasat më bashkëkohore si interdiciplinare, që domethënë se studjimi përveç përmasës klinike e kishte të theksuar edhe përmasën nga mjekësia bazike/mjekësia molekulare. Dr. Saidi gjatë elaborimit i dha informatat e përgjithshme botërore në lidhje me temën në fjalë dhe më pas u përqëndrua në analizat e bëra enkas për këtë çështje nga ana e tij. Pas sqarimit të hollësive analitike , Dr. Saidi konstatoi, se markerët molekular të përdorur individualisht dhe në ndërlidhje mes vete mund të kenë vlerë të rëndësishme zbatuese në evaluimin kliniko-patologjik dhe në prognozimin e pacientëve me karcinom të fshikës urinare. Gjithashtu si shumë e rëndësishme nga aspekti shkencor u përmend edhe formimi i bazës së të dhënave prej pacientëve me karcinom të fshikës urinare si bazë për hulumtimet e ardhshme si dhe të bankës të ekzemplarëve nga indet.

Komisioni në përbërjen e sipërpërmendur shumë lartë dhe si të para të kësaj lëmie në viset tona i vlerësoi hulumtimet e Dr. Skender’it dhe secili nga anëtarët me entuziazëm e përshëndeti punimin dhe e uroi kandidatin.

Tema e punuar dhe mbrojtja e suskseshme dhe në nivel të lartë nga ana e Dr. Skender Saidit tregon qartë punën e palodhshme dhe kualitative të tij në lëmin e mjekësisë, por njëkohësisht paraqet edhe krenarinë e shqiptarëve të nënqiellit tonë dhe më gjerë për një kuadër të pjekur dhe kualitativ në këtë periudhë kur më së tepërmi kemi nevojë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *