Home / Lajme / Maqedoni / Nesër (sot) mbahet Festivali i këngës për fëmijë Bletëzat 2013 (VIDEO)

Nesër (sot) mbahet Festivali i këngës për fëmijë Bletëzat 2013 (VIDEO)

Tetovë, 09 dhjetor – Me këtë rast do ta ndahet një çmim i parë, dy çmime të dyta dhe tre çmime të treta si dhe çmimet e tjera si, Bletëza më e vogël, çmimi Albafone, çmimi Menada Ilire, çmimet Tv Koha dhe Radio Bleta, çmimi Talent, interpretimi më i mirë, performansa më e mirë, kompozimi dhe teksti më i mire”, theksojnë organizatorët e këtij Festivali.

Nesër me 10 dhjetor, me fillim në orën 18.00 në qendrën për kulturë në Tetovë do të mbahet festivali i këngës për fëmijë Bletëzat 2013. Sipas organizatorëve, ky edicion i festivalit për fëmijë është shumë i veçantë sepse për herë të parë në këtë festival që ka karrakter garues marrin pjesë fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia. Nga Maqedonia në këtë festival prezantohen fëmijët nga qytetet si Struga, Dibra, Kërçova, Gostivari dhe Tetova. Me këtë rast në skenë do të ngjiten 18 fëmijë që do të interpretojnë këngë të reja nga autorë të ndryshëm, emra të njohur dhe eminent të estradës muzikore. Ndërkaq, Festivali i këngës për fëmijë Bletëzat 2013 këtë vit është ndihmuar nga disa komuna, kompani të njohura dhe me renome nga Tetova kurse sponznor gjeneral i festivalit është komuna e Tetovës. Këtë vit këngët konkruese do të shoqërohen nga korri i shkollës private Vilson School nën udhëheqjen e profesoreshës së muzikës Besarta Murtezani. Edhe në këtë edicion të këtij fetsivali konkurenca është shumë e madhe prandaj për përzgjdhjen e këngëve më të mira do të kujdeset juria profesionale në përbërje prej muzikologëve si Naxhie Berisha, Shkëlzen Pajaziti dhe Nita Zenuni- Lumani, njoftojnë organizatorët. “Interesimi i fëmijëve dhe prindërve të tyre për pjesëmarrje është shumë i madh dhe pritet të shfaqet një spektakël i vërtetë për publikun tetovarë dhe më gjërë Në këtë festival juria profesionale dhe organizatorët do ti shpërblejnë të gjithë fëmijët me shpërblime të ndryshme. Me këtë rast do ta ndahet një çmim i parë, dy çmime të dyta dhe tre çmime të treta si dhe çmimet e tjera si, Bletëza më e vogël, çmimi Albafone, çmimi Menada Ilire, çmimet Tv Koha dhe Radio Bleta, çmimi Talent, interpretimi më i mirë, performansa më e mirë, kompozimi dhe teksti më i mire”, theksojnë organizatorët e këtij Festivali.Biletat mund të sigurohen në loaklet e Tv Kohës dhe Radipo Bletës në Qendrën e re tregtare në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *