Home / Sport / Neymar mund ti kushtojë Barçës 142 milionë €

Neymar mund ti kushtojë Barçës 142 milionë €

“Marca” publikon një raport të plotë të të gjitha nyjeve lidhëse mes dy klubeve në kontratën e sulmuesit, ku shuma e mbledhur mund të shkojë deri në 142 milionë euro pasi rreth 70 milionë prej tyre lidhen me kushtet e vendosura në kontratë në bazë të ecurisë së lojtarit.

Transferimi i Neymar mund t’i kushtojë Barcelonës dyfishin e shumës së deklaruar fillimisht për shkak të klauzolave të vendosura në kontratën me skuadrën e Santosit.

“Marca” publikon një raport të plotë të të gjitha nyjeve lidhëse mes dy klubeve në kontratën e sulmuesit, ku shuma e mbledhur mund të shkojë deri në 142 milionë euro pasi rreth 70 milionë prej tyre lidhen me kushtet e vendosura në kontratë në bazë të ecurisë së lojtarit.

Historia është kjo; fillimisht Barcelona deklaroi se kostoja e kartonit shkoi 57 milionë euro ku 17.1 milionë shkuan për Santosin dhe pjesa tjetër për shoqërinë që kishte një pjesë të aksioneve të lojtarit dhe komisionet e ndryshme. Në këtë linjë, Barcelona duhet të derdhë 7.9 milionë euro për të pasur të drejtën e zgjedhjes së tre të rinjve nga akademia e klubit brazilian. Një tjetër pikë e kontratës është edhe një ndeshje miqësore mes dy klubeve ku të ardhurat do të shkojnë për Santosin, por nëse Neymar zgjidhet mes tre kandidatëve finalë për “Topin e Artë”, katalanasit duhet të shtojnë edhe 2 milionë të tjera, transmeton albeu.com.

Këto detyrime por edhe shumë të tjera e imponojnë Barcelonën të paguajë edhe 71.9 milionë euro në total, një pjesë e madhe e të cilave do të shkojnë në llogarinë e grupit “Sonda” që zotëron 45 % të kartonit të lojtarit. Por çështja nuk është zgjidhur me miratimin e palëve, çka e ka detyruar shoqërinë braziliane të nisë një proces gjyqësor, duke kërkuar edhe shumën e pretenduar.

Gjithsesi, telashet për katalanasit nuk përfundojnë këtu sepse sipas përllogaritjeve, nëse 142 milionë duhet t’i paguhen në total Santosit, atëherë çështja bëhet serioze pasi nëse futet këtu edhe paga që mund të shkojë deri në 9 milionë euro në sezon, plus taksat dhe shumën që shoqëria duhet të derdhë në arkën e “Sonda”-s, atëherë ky do të ishte një pazar i shtrenjtë me vlerë totale 250 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *