Home / Lajme / Maqedoni / Neziri:Shkollat profesionale mundësi për punësime

Neziri:Shkollat profesionale mundësi për punësime

25 dhjetor-Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se komuna e mbështet këtë aktivitet të ministrisë dhe se do të japë kontributin e vet në kohën e regjistrimeve në shkollat e mesme që ai të zhvillohet në mënyrë të balancuar përkatësisht të mos koncentrohen të gjithë nxënësit në një apo dy shkolla, e më pas të mos kenë mundësi të gjejnë punë por në mënyrë të barabartë të plotësohen vendet e lira nëpër shkollat e mesme posaçërisht ato profesionale.

Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri sot i vizitoi shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn”, si dhe shkollën e mesme të tekstilit “Gjoce Stojçevski” në Tetovë, si pjesë të aksionit të ministrisë për njohjen e nxënësve të klasave të teta me mundësitë për regjistrim në shkollat e mesme profesionale në shtet.
“Dëshirojmë t’i kahëzojmë nxënësit që përfundojnë me arsimin fillor të regjistrohen në shkollat profesionale sepse investuesit e huaj, nëse nuk kanë kuadër profesional sipas nevojave kur do të investojnë tek ne, ata do të duhet të sjellin kuadër të nevojshëm nga jashtë . Dëshirojmë në këtë mënyrë të kontribuojmë dhe shkollat t’u përgjigjen nevojave të tregut edhe në nivel lokal e edhe në nivel shtetëror me hapjen e drejtimeve dhe programeve adekuate ndaj nevojave. Të gjitha këto aktivitete i zbatojmë vazhdimisht ne si ministri me Byronë për zhvillim të arsimit dhe Qendrës për arsim të mesëm profesional”, deklaroi Neziri.
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se komuna e mbështet këtë aktivitet të ministrisë dhe se do të japë kontributin e vet në kohën e regjistrimeve në shkollat e mesme që ai të zhvillohet në mënyrë të balancuar përkatësisht të mos koncentrohen të gjithë nxënësit në një apo dy shkolla, e më pas të mos kenë mundësi të gjejnë punë por në mënyrë të barabartë të plotësohen vendet e lira nëpër shkollat e mesme posaçërisht ato profesionale.
Drejtori i shkollës së mesme të tekstilit “Gjoce Stojçevski”, Abaz Abazi potencoi se ata ofrojnë tre drejtime për regjistrim – tekstil lëkurë, zbatim të artit figurativ dhe profesione të ulëta teknologjike me çka maksimalisht përpiqen t’u përgjigjen nevojave të ekonomisë së vogël nga rajoni, por edhe më gjerë për teknikë nga gjithsej 7 veprimtari.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *