Home / Lajme / Maqedoni / Niveli i lartë i ndotjes së ajrit, alarmohet sërish Qeveria

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit, alarmohet sërish Qeveria

Shkup, 26 dhjetor – Qeveria do të shqyrtojë nesër gjendjen me ndotjen e ajrit në Shkup, Manastir, Kërçovë dhe Tetovë.

Nëse gjendja nuk është e ndryshuar, sipas paralajmërimeve të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdylaqim Ademi, do të aplikohen masa më radikale.

“Nga informacionet e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike do të varet edhe vendimi i Qeverisë për vazhdimin e masave”, ka deklaruar ministri.

Për shkak të përqindjes së lartë në ajër të thërrmijave PM10, Qeveria liroi nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç dhe personat e sëmurë nga astma, pa dallim moshe, me rekomandim nga mjeku amë.

Deri nesër vlen edhe rekomandimi i punëtorëve të cilët punojnë në hapësira të hapura, të ushtrojnë detyrën e tyre në periudhën mes orës 11 deri në orën 17, ndërsa kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme të mos zbatojnë aktivitete nën qiell të hapur.

Ajri në rajonin e Shkupit, Manastirit, Kërçovës dhe Tetovës edhe sot është me përqendrimin e lartë të PM10.

Mbrëmjen e djeshme, raportohet se niveli i ndotjes ka shkuar në mbi 400 mikrogramë PM10 në një metër kub.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *