Home / Lajme / Maqedoni / Njoftim nga Komuna e Tetovës (VIDEO)

Njoftim nga Komuna e Tetovës (VIDEO)

12 dhjetor-“I lusim qytetarët që ta respektojnë Ligjin për pastërti publike dhe vendimin e komunës për pastrimin e trotuareve para lokaleve dhe objekteve për banim dhe borën të mos e hedhin në rrugë por ta lënë përreth trotuareve me çka do ta japin ndihmën e tyre për mirëmbajtje më efikase dimërore, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore në Komunën e Tetovës

Komuna e Tetovës i njofton shoferët e automjeteve dhe qytetarët e komunës, se ka filluar mirëmbajtja dimërore e rrugëve, trotuareve dhe rrugëve lokale.
Që të mund sa më mirë të kryejmë pastrimin e rrugëve të qytetit, i lusim qytetarët që gjatë periudhës së dimrit pa ndonjë arsye të madhe të mos i përdorin automjetet e veta dhe të mos i parkojnë ato në rrugët kryesore të qarkullimit urban.
Pronarët e automjeteve në gjendje jo të rregullt menjëherë ti mënjanojnë automjetet nga sipërfaqet e komunikacionit.

“I lusim qytetarët që ta respektojnë Ligjin për pastërti publike dhe vendimin e komunës për pastrimin e trotuareve para lokaleve dhe objekteve për banim dhe borën të mos e hedhin në rrugë por ta lënë përreth trotuareve me çka do ta japin ndihmën e tyre për mirëmbajtje më efikase dimërore, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore në Komunën e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *