Home / Sport / Nuri Seferi mposhti ish-kampionin e botës

Nuri Seferi mposhti ish-kampionin e botës

Nuri Seferi ka arritur ta mposhtë ish kampionin e botës, Steve Herelius në meçin e zhvilluar të premten në mbrëmje në Hamburg, në kategorinë “Cruiser”. Seferi deri më tani ka realizuar 34 fitore dhe 6 humbje. Ky triumf i hap mundësinë boksierit shqiptarë që në vitin 2014 sërish të sfidojë ndonjë titull.

Boksieri shqiptar i kategorisë “cruiser”, Nuri Seferi, ka mundur ish-kampionin e përkohshëm të botës, francezin Steve Herelius, sonte në Hamburg të Gjermanisë, edhe atë pas raundit të 7-të, kur pas një dëmtimi më të rëndë që i shkaktoi kundërshtarit të tij, boksieri francez u diskualifikua nga gjyqtari, Holger Wiemann për shkak të lëndimit në arkadë. Seferi, i cili i është rikthyer ringut pas 13 muajve pauzë, ka qenë shumë më i mirë se francezi, të cilit ia ka dhënë disa goditje të forta.

Nuri Seferi ishte më i mirë se kundërshtari i tij që nga raundi i parë, kur furrishëm goditi në fillimin e saj kundërshtarin francez. Nuriu dominoi edhe në tre raundet e rradhës, ndërsa raundi i vetëm ku mund të thuhet që Herelius kishte një dominim të lehtë ndaj Nuriut, ishte raundi i 5-të.

Megjithatë Nuri Seferi shumë shpejt u këndell dhe tregoi forcën e tij që të raundin e ardhshëm kur dominoi në tërësi, ndërsa raundi i shtatë ishte fatal për francezin, pasi dëmtimi i tij i rëndë nga goditjet e “Tajsonit Shqiptarë” ishte i rezikshëm, me ç’rast arbitri ndërpreu luftën duke shpallur fitues Nuri Seferin.

Për Nuri Seferin ishte kjo fitorja e 34-të në karrierë, duke fituar kësisoj të drejtën për të luftuar për titull të botës. Seferi 36-vjeçar aktualisht është i katërti në versionin botëror WBO, në të cilin kampion është Marco Huk.

Në anën tjetër Herelius në 26 lufta ka dalë 21 herë fitimtarë nga ringu duke mposhtur shumë emra të njohur, ndër ata edhe kampionin e botës Firat Arslan. Për Herelius ishte kjo disfata e 5-të në karrierën e tij, ku pevec 21 fitore ka regjistruar edhe një barazim, ndërsa rikujtojmë se në vitin 2010 ai ishte shpallur kampion i përkohshëm në versionin WBA, pasi kishte mposhtur Firat Aslanin.

Kurse,

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *