Home / Lajme / Maqedoni / Padi për ligjshmërinë e Car Dushanit (VIDEO)

Padi për ligjshmërinë e Car Dushanit (VIDEO)

09 dhjetor – Këshilli organizativ për zhvendosjen e përmendores së Car Dushanit paralajmëron padi për hetimin e vendosjes së përmendores.

Ky këshill, i inicuar nga Shoqata Kulturore e Shqiptarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me shoqata të tjera, nesër do ta dorëzojë padinë në prokurori, ndërsa nga një kopje do t’iu dorëzohet edhe Ministrisë së Kulturës, Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, si dhe ambasadave të SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe. Me këtë padi, këshilli organizativ kërkon zbulimin e institucionit që ka vendosur përmendoren, dhe hetimin e ligjshmërisë dhe rregullsisë së procedurës për vendosjen e saj. Ministria e Brendshme nga ana tjetër, vazhdon të mos marrë përgjegjësi për zbulimin dhe përndjekjen e personave që kanë vendosur, sipas të gjitha gjasave ilegalisht, përmendoren e Car Dushanit. Ata thonë se nu janë kompetentë për zbulimin e autorëve të këtij ndërtimi pa leje, edhe pse para vetëm dy javësh, për vendosjen e një pllake përkujtimore në fshatin Ladorishtë të Strugës 5 persona morën padi penale. Në arsyetimin e MPB-së thuhej se këta 5 persona akuzohen për vepra penale nga Ligji për ndërtim dhe Ligji për planifikim urbanistik dhe hapësinor, për shkak të vendosjes së kësaj pllake në kundërshtim me planin hapësinor. Edhe pse edhe përmendorja e Car Dushanit është vendosur në kundërshtim me planet urbanistike dhe pa asnjë vendim zyrtar, MPB-ja jo vetëm që nuk do ta hetojë rastin në bazë të detyrës zyrtare, por vazhdon të bëjë rolin e truprojës së Car Dushanit. Asnjë përgjigje nga Ministria e Brendshme për standardin e tillë të dyfishtë. Ata vazhdojnë të theksojnë se aktiviteti i vetëm që po ushtrojnë lidhur me përmendoren e Car Dushanit, është zbulimi i autorëve të demolimit të saj. MPB-ja nuk i komenton as informatat se mes grupit të qytetarëve që ka tentuar rrënimin e përmendores, ka pasur edhe funksionarë të lartë të BDI-së. Zërat e tilla nuk i komenton as LSDM-ja.“Siç është kumtuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Brendshme, autorët e aktit janë ende të panjohur, kështu që nuk do të komentojmë nëse me të vërtetë bëhet fjalë për anëtarë të kryesisë të BDI-së, njëjtë sikurse të gjitha institucionet kompetente u deklaruan si jokompetentë për vendosjen e përmendores. Vetë përmendorja dhe mënyra e vendosjes së saj sjellin dyshime dhe shpie në situatën në të cilën momentalisht gjendet vendi” , tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *