Home / Lajme / Maqedoni / Pallati edhe këtë vit problem me furnizimin me naftë (VIDEO)

Pallati edhe këtë vit problem me furnizimin me naftë (VIDEO)

Tetovë, 13 dhjetor – Qendra për kulturë në Tetovë edhe këtë vit përballet me problemin e furnizimit të ngrohjes qendrore me naftë.

Deri më tash Ministria e Kulturës për Qendrën për Kulturë në Tetovë ka ndarë mjete për rreth 7 ton naftë, ndërsa për ngrohje normale të pallatit nevojiten mbi 30 ton naftë gjatë sezonit dimëror. Kjo ka bërë që një pjesë e madhe e aktiviteteve të mbahen në ambiente të ftohta. Drejtori i qendrës për Kulturë Haki fazliu, thekson se për dallim nga viti i kaluar kur nxemja qendrore është aktivizuar në fund të sezonit, këtë vit ka një përmiërsim megjithatë 7 ton naftë nuk janë të mjaftueshme dhe aspak nuk i plotësojnë nevojat e qendrës për kulturë. “Këtë vit kemi deri më tash jemi furnizuar me 7 ton naftë. Për një eveniment nevojiten 320 litra naftë që të ketë ambient të grohtë edhe atë vetëm në sallën ku mbahen manifestimet. Ky variant është shumë i shtrenjtë ngase nxemja aktivizohet disa orë para manifestimit dhe pastaj ndalet. Për këtë kohë duhet që nxemja të jetë e lëshuar në maksimum që të ketë ambient të ngrohtë. Kësisoji ne mundohemi që asnjë aktivitet kulturor të mos kalojë pa nxemje. Kjo sasi e naftës me të cilën jemi furnizuar nuk na mjafton për të pasur një pallat të ngrohtë”, tha Fazliu. Sipas tij, “në bazë të matematikës së bërë institucioni apo shoqata që është organizatore për rezervim paguan rreth 18 mijë denarë, ndërsa për këtë kohë harxhimet e qendrës për kulturë janë rreth 19 mijë denarë që do të thotë se jemi në minus”, nënvizon drejtori i qendrës për kulturë në Tetovë Haki Fazliu. Ai thekson se sasia e deritanishme e naftës me të cilën është furnizuar qendra për kulturë shërben vetëm për një javë ose diku rreth 25 aktivitete. “Gjatë kohës kur ka manifetsim apo eveniment, lëshohet nxemja vetëm në sallën e madhe, apo ngrohet vetëm një pjesë e pallatit, me qëllim që të arrijmë që të kemi nxemje për çdo eveniment. Kjo nuk është zgjidhje por ne mundohemi që të mos na përsëritet viti i kaluar kur pjesa dërmuese e aktiviteteve dhe ngjarjeve kulturore u mbajtën në ambient të ftohtë, ndërsa këtë vit në dy raste organizatori në vend se të paguajë kontratën me qendrën ka sjellur vetë naftë” tha Fazliu. Ndryshe, gjatë vitit të kaluar në qendrën për kulturë në Tetovë u instalua sistemi i ri i nxemjes qendrore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *