Home / Lajme / Maqedoni / Paralajmërohet riaktivizimi i PPD-së

Paralajmërohet riaktivizimi i PPD-së

24 dhjetor-Dihet se në atë kohë kur veproi PPD-ja, ishin kohë më të vështira, sepse u ballafaquam me një mentalitet të maqedonasve të cilët ende nuk mund të kuptonin se Maqedonia është shtet i pavarur dhe shqiptarët janë faktorë numër një në stabilitetin e këtij shteti”, shprehet Murati. Ndryshe, edhe pse është përfolur shumë në drejtim të ringjalljes, ripërtrirjes dhe riaktivizimit të PPDsë, megjithatë deri më tash këto iniciativa kanë ngelur vetëm si dëshirë që kjo të bëhet realitet.

Paralajmërohet rikthimi i Partisë për Prosperitet Demokratik. Një kohë të gjatë ka pasur aktivitetete të shumta në këtë drejtim. Në këtë iniciativë janë përfshirë ish deputet, ish funksionarë, simpatizantë dhe anëtarë të kësaj partie. Sipas informacioneve të deritanishme, një periudhë të gjatë janë duke u zhvilluar takime nëpër shumë qytete të Maqedonisë. Iniciativa për një riaktivizim të PPD-së, sipas burimeve nga njerëz të kyçur në këtë proces, rrjedhë pasi që ende nuk është arritur që shqiptarët të kenë statusin që u takon në këtë shtet dhe ende ka objektiva të parealizuara. Burime tona bëjnë të ditur se iniciativa për riaktivizimin e PPD-së, arriti që të grumbullojë 800 nënshkrime, por të njëjtit tani më nuk vlejnë për shkak se ka kaluar afati i tyre. Megjithatë, në këtë drejtim bëhet e ditur se iniciativa është gjallë dhe ende punohet në këtë drejtim. Ish deputeti i kësaj partie dhe ish nënkryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik Xheladin Murati, arsyet për një riaktivizim i sheh tek mosrealizimi i objektivave të shqiptarëve deri më tani. “Iniciativa që sërish të riaktivizohet PPDja, është shumë normale dhe reale. Kjo iniciativë ka përkrahje, ka mbështetje, dhe së shpejti do të formohen organet e saj dhe do ta merr vendin që i takon në skenën politike. “Do të bashkëpunojmë me partitë tjera simotra, pasi që nuk shohim ndonjë oponencë dhe do të japim kontributin në zgjidhjen e çështjeve me të cilët ballafaqohen shqiptarët në Maqedoni” thotë Murati. Sipas tij, iniciativa që sërish në skenë të del PPD-ja, gjatë periudhës së kaluar ka punuar në shumë drejtime. “Janë rinovuar program i partisë, statuti i partisë, janë hartuar dokumente për regjistrim të saj dhe një sërë aktivitete tjera në terren. Lëvizjet të cilët janë bërë në terren janë shpresëdhënëse dhe shpresojmë në një rikthim të fuqishëm. Normalisht se në fillim nuk mund të pritet përkrahje e madhe, por duke kaluar koha do të bëhemi të fortë”, thotë Xheladin Murati. Në këtë iniciativë për një riaktivizim të PPD-së, janë të kyçur edhe ish deputetë të kësaj partie, por nuk është vendosur se kush mund të jetë kryetar. Në ndërkohë, iniciatorët për një rikthim të PPD-së në skenën politike theksojnë se kjo është një nevojë imanente për të arriturat objektivat e shqiptarëve. “PPD-ja domosdoshmërisht ka nevojë të reformatohet dhe të rikthehet në skenën politike. Prandaj, anëtarët që nuk kanë shkuar dikë tjetër mund t`i bashkëngjiten PPD-së, dyert e së cilës janë të hapura pasi që ajo ka kapacitet për vizion të ri politik. Pavarësisht se vitet që le pas kanë qenë të vështira në përgjithësi, udhëheqja e saj ka vazhduar të mbajë të gjallë frymën e saj dhe ka ruajtur qëndrueshmërinë në performancën që të konsolidohet”, thekson Xheladin Murati. Ai nënvizon se entuziazmi tek simpatizantët dhe tek popullata është që të riaktivizohet PPD-ja dhe dëshira ekziston. “Iniciativa e deritanishme është shpresëdhënëse se kjo parti fillimisht e dobësuar, por me objektiva që në të ardhmen të jetë faktor për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve si ato ekonomike, politike, kulturore, arsimore etj. Programi i saj ka qenë shumë konciz dhe është rinovuar pasi shumë objektiva ngelën pa realizuar dhe duhet të iniciohet realizimi i tyre. Dihet se në atë kohë kur veproi PPD-ja, ishin kohë më të vështira, sepse u ballafaquam me një mentalitet të maqedonasve të cilët ende nuk mund të kuptonin se Maqedonia është shtet i pavarur dhe shqiptarët janë faktorë numër një në stabilitetin e këtij shteti”, shprehet Murati. Ndryshe, edhe pse është përfolur shumë në drejtim të ringjalljes, ripërtrirjes dhe riaktivizimit të PPDsë, megjithatë deri më tash këto iniciativa kanë ngelur vetëm si dëshirë që kjo të bëhet realitet. KOHA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *