Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti miratoi ligjin për mediat, shoqatat kundër

Parlamenti miratoi ligjin për mediat, shoqatat kundër

Shkup, 26 dhjetor – Parlamenti i Maqedonisë miratoi mbrëmë ligjin e ri për mediat, por duke mos siguruar votat e deputetëve të opozitës.

Paraprakisht u miratua edhe Ligji për shërbime audio dhe audiovizuale.

Qeveria përmes bisedimeve me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) arriti marrëveshje për disa çështje që janë pjesë e ligjit, edhe pse nga ana tjetër, vazhdojnë reagimet kundër nga ana e disa shoqatave tjera dhe gazetarëve individual.

Me këtë ligj, nuk përfshihen detyrime dhe kontroll ndaj portaleve informative dhe publikimeve elektronike. Për shtypin është detyrimi për impresumin dhe detyrimi për transparencë në punë. Por, këto propozime duhet të kalojnë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë dhe më pas të rivotohen në Parlament.

Ligji i ri rregullon reklamat qeveritar, definon profesionin gazetar, financimin e prodhimeve vendore si të programeve filmike dhe dokumentare, rregullon çështjen e dënimeve, qasjen e Agjencisë, gjendjen e Radiotelevizionit të Maqedonisë, por gjitha këto çështje kanë nxitur reagime dhe mospajtime.

Disa shoqata kanë kërkuar tërheqjen e këtij ligji. Shoqata e Gazetarëve, Instituti Maqedonas i Medias, Qendra për Media dhe Sindikata e Pavarur e gazetarëve janë deklaruar kundër ligjit. Sipas tyre, pushteti përmes këtij ligji po synon të vendos kontroll ndaj hapësirës mediale dhe të imponojë vetcensurimin e gazetarëve.

Por në një takim disa ditë më parë, kryetari i SHGM-së, Naser Selmani sikur në qetësi pranoi për zgjidhjet ligjore, duke shprehur pajtueshmëri për vendimin që në ligj të mos përfshihen portalet informative.

Opozita theksoi se miratimi i këtij ligji për mediat është një pazar i arritur midis dy partive të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI. Ky ligj ishte pjesë e detyrimeve që kërkoheshin për t’u plotësuar nga Bashkimi Evropian dhe ishin përfshirë në raportet e progresit të KE-së.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *