Home / Lajme / Maqedoni / Pas zjarrit në Tetovë, gjashtë persona janë ndalur për mjekim, ndërsa një foshnjë është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup

Pas zjarrit në Tetovë, gjashtë persona janë ndalur për mjekim, ndërsa një foshnjë është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup

19 dhjetor-Sipas informacioneve të Shtabit të krizave i cili është mbajtur menjëherë pas përfundimit të aksionit për evakuimin e ndërtesës banesore, të gjithë banorët kanë shkuar te familjarët dhe miqtë e tyre, përveç një personi i cili është në kazermën në Tetovë.

Pas përfundimit të aksionit për evakuimin e ndërtesës banesore në Tetovë në të cilën shpërtheu zjarr, nga gjithsej 21 personat të cilët kanë kërkuar ndihmë në Qendrën mjekësore në Tetovë, gjashtë, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë trevjeçar janë ndalur për mjekim, por janë jashtë rrezikut për jetë.

Një foshnjë tremuajshe është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup dhe ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore, kumtoi sot Qendra për menaxhim me kriza.

Sipas informacioneve të Shtabit të krizave i cili është mbajtur menjëherë pas përfundimit të aksionit për evakuimin e ndërtesës banesore, të gjithë banorët kanë shkuar te familjarët dhe miqtë e tyre, përveç një personi i cili është në kazermën në Tetovë.

Nga ana e NJVL Tetovë, banorëve të ndërtesës u është dërguar ushqim.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *