Home / Lajme / Maqedoni / Pastrohet shtrati i lumit Kërnjevë në Studeniçan

Pastrohet shtrati i lumit Kërnjevë në Studeniçan

Shkup, 21 dhjetor – Komuna e Studeniçanit ka angazhuar Firmën “Tes inzhinjering” nga fshati Batincë për të pastruar shtratin e lumit Kërnjevë në fshatin Studeniçan.

“Nga e dita e enjte në fshatin Studeniçan ka filluar pastrami i lumit Kërnjevë. Komuna për të kryer këtë punë ka angazhuar firmën ‘Tes inzhinjering’ nga fshati Batincë e cila do ti kryej punët sipas marrëveshjes. Kjo punë po bëhët në përputhëshmëri të planit për pastrimin e shtretërve të lumejve në Republikën e Maqedonisë. Sipas planit për komunën tonë janë paraparë që të ndahen 10.000 litra naftë. Dhe për këtë sasi do të duhet të bëhet pastrami i shtratit të lumit Kërnjevë në gjatësi prej 3500 metrave qe kalon nëpër vendbanimin dhe tokën më pjellore-bujqësore të Studeniçanit”, thuhet në Komunikatën nga Komuna e Studeniçanit. Për këtë punë Komunës së Studeniçanit i janë ndarë vetëm 4000 litra naftë nga 10.000 sa janë paraparë. “Deri tani kanë arritur vetëm 4000 litra naftë, por kemi premtime dhe shpresojmë se do ta marrim edhe sasinë tjetër që na takon dhe që është planifikuar për komunën tonë. Tani ne me këtë sasi të naftës nuk do të mundemi ta pastrojmë gjithë shtratin sa është paraparë fillimishtë por do të bëjmë përpjekjë maksimale dhe me një tempo të përshpejtuar që të intervenojmë në pikat më kritike të lumit, sepse në shumë raste ka dalë nga shtrati dhe ka dëmtuar shumë pjesë nga toka bujqësore e qytetarëve të Studeniçanit”, thonë nga Komuna e Studeniçanit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *