Home / Lajme / Maqedoni / PDSH dhe BDI akuzohen duke përdorur fotografi

PDSH dhe BDI akuzohen duke përdorur fotografi

20 dhjetor-Partia Demokratike Shqiptare do të votojë kundër këtij propozim buxheti pasi që ky është edhe një buxhet i cili i diskriminon shqiptarët.BDI-ja mbron buxhetin me arsyetimin se në të janë përfshirë edhe kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve.

Partia Demokratike Shqiptare do të votojë kundër këtij propozim buxheti pasi që ky është edhe një buxhet i cili i diskriminon shqiptarët.

“Do të votojmë kundër sepse ky buxhet i diskriminon shqiptarët, është buxhet i cili ende më shumë do ta thellojë varfërinë e tyre, papunësinë dhe jo -perspektiven e tyre. Ky buxhet do tua shtojë jo-sigurinë dhe vuajtjen e tyre. Ky buxhet do tua bëj jetën e mirë vetëm atyre që do ta votojnë atë, ministrat dhe deputetët e BDI-së. Nuk do ta votojmë këtë buxhet i cili jep para për kryqe dhe kisha, ky është buxheti që lejon të ndërtohet Shtëpia e oficerëve serb në vend të Burmali Xhamisë, është buxheti që lejon ndërtimin e përemërores së car Dushanit dhe të tjerëve. Ne nuk do ta votojmë këtë propozim buxhet i cili i le shqiptarët të jetojnë në varfëri dhe kushte mizore. Shikoni këtë foto dhe do ta kuptoni” tha sot deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu në seancën e fundit të diskutimit për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Ai kërkoi një orë pauzë në shenjë revolte për mos rregullimin e çështjes së gjuhës shqipe në Parlament dhe shqiptarët dëgjojnë në maqedonisht fjalimet e deputetëve shqiptar.

BDI-ja mbron buxhetin me arsyetimin se në të janë përfshirë edhe kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve.

“Buxheti i viti 2014 është vazhdim i realizimit të projekteve të hartuara nga BDI-ja dhe i miratuar nga qytetarët, nga votuesit shqiptarë në RM, meqë edhe në këtë projekt-buxhet janë të parapara mjete financiare me të cilat mbështeten projekte për ndërtimin e shkollave, rrugëve lokale, magjistrale dhe rajonale, për ndërtimin e çerdheve, për ndërtimin e sallave sportive, shkollave të mesme dhe për Universitetin shtetëror të Tetovës. Parashihen bllok donacione për të gjitha komunat në vend dhe në veçanti me ata të cilat qeverisin kryetarë shqiptarë”, deklaroi Nexhati Jakupi, BDI.

Fazliu i PDSH-së dhe Jakupi i BDI-së, i ilustruan fjalimet e tyre, edhe me fotografi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *