Home / Lajme / Maqedoni / PDSH e gatshme për zgjedhje të parakohshme

PDSH e gatshme për zgjedhje të parakohshme

29 dhjetor – Sipas Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), në mars të vitit 2014 në Maqedoni do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nënkryetari i PDSH-së, Zijadin Sela deklaroi sot se PDSH-ja është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat sipas gjitha gjasave mund të mbahen në muajin Mars të vitit 2014.

Duke akuzuar BDI-ne, e cila, sipas Seles, ka harruar çmimin që kanë paguar shqiptarët që ata të vijnë në pushtet, ai denoncoj aktet e turpshme që po u bëhen fëmijëve shqiptarë në Shkup, të cilët rrihen nëpër shkolla, përballen më sharje dhe ofendime, përballen me thika huliganësh me maskë, të cilët kurr nuk gjejnë dritë dhe nuk zbulohen.

“Gjysmën e punës e bëmë më 24 mars të këtij viti që shpejt po kalon, por na ngelet të bëjmë edhe gjysmën tjetër, që sipas të gjitha gjasave përsëri, do të jetë mars. Dhe në do të dimë të dalim më rezultate akoma më të mira që t’iu tregojmë vendin atyre të cilëve kanë harruar gjithçka,kanë harruar kush janë,kanë harruar se më çfarë çmimi kanë ardhur ne pushtet”, tha Sela para në një takim me të rinjtë e Strugës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *