Home / Lajme / Maqedoni / Për 7 ditë 161 të sëmurë nga gripi (VIDEO)

Për 7 ditë 161 të sëmurë nga gripi (VIDEO)

Tetovë, 27 dhjetor – Nga 16 deri më 22 dhjetor në Republikën e Maqedonisë janë paraqitur 161 persona me simptoma të gripit.

Gjatë kësaj jave arritën pesë materiale për testim në laboratorin virusologjik të Institutit për Shëndet Publik të Maqedonisë dhe është konfirmuar prania e influencës virus A/H1 në një material, ndërsa katër të tjerat janë negativë.

Në krahasim me numrin e të sëmurëve për javën e 51-të nga sezoni i kaluar (40), vërehet rritje për katër herë, ndërsa në lidhje me numrin mesatar të personave të sëmurë në periudhën e kaluar 10-vjeçare (48), regjistrohen 3,4 herë më shumë persona të sëmurë.
Numri i përgjithshëm i personave të sëmurë nga gripi në vend nga fillimi i sezonit 20013/2014 (40 javë, 2013) përfshirë edhe javën e 51-të, arrin 746 persona. Në këtë periudhë nuk ka raste të vdekjes të regjistruara të asocuara me infeksione me virusin e gripit.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (509), ekziston rritje e numrit të përgjithshëm të personave të sëmurë për 46,6 për qind, ndërsa në krahasim me mesataren për periudhën e njëjtë në 10 vitet e fundit (186), numri i të sëmurëve në këtë sezon është katër herë më i madh.

Në tre javët e para të muajit dhjetor ka numër më të madh të rasteve të paraqitura (375) me simptoma të gripit në krahasim me dy muajt e kaluar të fillimit të sezonit.

Nga fillimi i sezonit 2013/2014, në laboratorin virusologjik të Institutit kanë arritur gjithsej 21 human materiale nga institucione shëndetësore – nga pacientë të mjekuar në ambulanca dhe në spitale, gjashtë nga të cilat ose 28,6 për qind janë testuar pozitive në virusin e influencës A/H1.

Deri në fund të javës së 51-të, kundër gripit sezonal janë vaksinuar gjithsej 23.970 persona dhe me këtë, janë harxhuar të gjitha vaksinat e blera në institucionet publike-shëndetësore, të cilat janë të autorizuara për vaksinim kundër gripit.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *