Home / Lajme / Maqedoni / Për tre ditë u sekuestruan 2000 fishekzjarre

Për tre ditë u sekuestruan 2000 fishekzjarre

25 dhjetor-Ndryshe, gjatë tre ditëve të kaluara, në zonën qendrore të Tetovës janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2000 fishekzjarre të llojeve të ndryshme. Ndërkohë që pronarët e tyre kanë arritur të ikin po në vendngjarje kanë lënë fishekzjarret.

Policia e Maqedonisë ka konfiskuar mbi 3.500 fishekzjarrë të ndaluara të llojeve të ndryshme. Fishekzjarrët janë bllokuar gjatë bastisjeve të shtëpive në qytetin e Manastirit.

Në shtëpinë e një personi të identifikuar vetëm me inicialet O.A, 35 vjeç janë gjetur 1.510 copë fishekzjarrë dhe 2008 fishekzjarrë të tjera në shtëpinë e N.D, 64 vjeç.

Policia theksoi se ndaj personave do të ngrihen kallëzime penale. Me ligjin kundër mjeteve shpërthyese ndalohet edhe shitja dhe përdorimi i fishekzjarrëve në Maqedoni.

Ndërkaq, nuk kanë të ndalur apelet e Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë që kanë të bëjnë me përdorimin e fishkezjarreve. Policia e Tetovës apelon deri tek qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve të zjarrit, qoftë edhe fishekzjarre dhe mjete tjera piroteknike , sepse në këto raste ato do të prishin rendit dhe qetësinë publike, si dhe mund të jenë shkak I ndonjë fatkeqësie më të madhe do të përballen me sanksione adekuate. Masat për këso lloj thyerje të ligjit do të jenë rigoroze dhe për këtë arsye qytetarët apelohet të festonjë në mënyrë të sigurtë dhe dinjitoze, pa krisma dhe pa prishje të rendit dhe qetsisë publike, raporton Tv Koha.

Ndryshe, gjatë tre ditëve të kaluara, në zonën qendrore të Tetovës janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2000 fishekzjarre të llojeve të ndryshme. Ndërkohë që pronarët e tyre kanë arritur të ikin po në vendngjarje kanë lënë fishekzjarret, njofton Tv KOHA.

Fishkezjarret kanë qenë të vogla të cilat janë edhe më të kërkuarat nga ana e fëmijevë, por që janë të rrezikshme dhe shkaktarë të lëndimeve të ndryshme, kryesisht të duarve dhe syve. Zyrtarë policor të SPB Tetovë, edhe gjatë ditëve në vijim me intenzitet të lartë do të vazhdojnë me këso lloj aktivitetesh kontrolluese dhe do të meren masa për të gjithë ata që do të takohen duke shitur dhe blerë fishekzjarre, pa dallim nëse bëhët fjalë për pak ose më shumë mjete piroteknik, transmeton Tv KOHA.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *